Gëzim Mekuli
/Njohës i shkencave të mediave dhe retorikës/
Kryeministri Kurti, edhe pse u gjend në një kurth të organizuar nga dy komedianët rusë, e shfrytëzoi këtë situatë për të mbrojtur fuqishëm çështjen politike të Kosovës dhe për të ekspozuar ndërhyrjet hibride dhe fashiste të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë e në rajon.
Ai nuk ra pre e ndonjë kompromisi dhe nuk u tregua një “yesman” i kujtdo që e kontakton, por përkundrazi, ai e përdori këtë bisedë më rusët për të përforcuar qëndrimin dhe porosinë e tij për sovranitetin e Kosovës dhe për të demaskuar propagandën e Beogradit dhe të Kremlinit.
Kjo “intervistë”, në vend që ta dëmtonte, e nxori edhe më në pah vendosmërinë e Kurtit për të mos u lëkundur nga parimet e tij largëhedhëse.
Ai qartësoi se Serbia dhe Rusia vazhdojnë të zhvillojnë një luftë hibride kundër Kosovës, përfshirë dezinformimin përmes mediave si “Sputnik Serbia” dhe “Russia Today”.
Dhe ja pra, kjo e bën Kurtin një lider të rrallë që nuk heshtë përballë sulmeve ruse/serbe as para gezetarëve rusë; Kurti dëshmoi se shfrytëzon çdo mundësi, absolut secilën mundësi, për ta mbrojtur Kosovën dhe gjeopolitikën shqiptare në arenën ndërkombëtare.
𝐓𝐞̈ 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬,
Shembuj të ngjashëm ka pasur edhe më parë në politikën botërore. Edhe liderë të tjerë, si presidenti francez Emmanuel Macron apo ish-kryeministrja britanike Theresa May, kanë qenë viktima të mashtrimeve telefonike, por rëndësia qëndron në mënyrën se si një lider reagon pas një kurthe të tillë edhe me armiqtë e moçëm e të çartum të shqiptarëve. Kurti nuk u tërhoq dhe nuk u tregua hiq naiv, por e ktheu këtë rast në një mundësi për të dëshmuar qëndrueshmërinë e Kosovës dhe për të akuzuar drejtpërdrejt forcat që synojnë ta destabilizojnë Kosovën.
Në fund të ditës, kjo bisedë e publikuar nuk i ka dëmtuar parimet e Kurtit; përkundrazi, e ka forcuar pozicionin e tij si një lider i palëkundur që edhe kur vihet në situata të vështira, arrin të mbrojë interesat e shtetit dhe të kombit shqiptar.
Ky incident tregoi edhe një herë se Kosova është shtet i pavarur edhe për politikat e Rusisë. Plus, kjo situatë ishte një lobim falas për të dëgjuar zërin e Kosovës edhe në Rusi dhe në EuroAzi
.
Këtë e dëshmon, ndër tjerash, edhe fotografia e shkruar nga vet rusët si më poshtë:
𝐀𝐥𝐛𝐢𝐧 𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢
𝐓𝐇𝐄 𝐏𝐑𝐈𝐌𝐄 𝐌𝐈𝐍𝐈𝐒𝐓𝐄𝐑 𝐎𝐅 𝐊𝐎𝐒𝐎𝐕𝐎