𝐀𝐆𝐊-𝐣𝐚, 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈ 𝐞 𝐳𝐠𝐣𝐢𝐝𝐡𝐣𝐞𝐬, 𝐚𝐩𝐨 𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐛𝐥𝐞𝐦𝐢𝐭?

Nga Gëzim Mekuli,
(Njohës i shkencave të medias dhe retorikës)

Isha në dilemë rreth titullit; ta quaja “Turpi i AGK-së dhe diskursi i papranueshëm i Buzhalës”, apo “AGK-ja, pjesë e zgjidhjes, apo e problemit?”

E zgjodha të dytën. Ja pse!

Një organizatë si AGK (Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës), e cila pretendohet të jetë mbrojtëse e fjalës së lirë dhe etikës profesionale gazetareske, sot (dhe dje) po tregon se është më shumë një vegël e ndryshkur e ca forcave të korruptuara sesa një mbrojtëse e sinqertë e interesit publik.

Të nderuar lexues,
Heshtja e AGK-së ndaj gjuhës së ultë e të paedukatë, bash si të një katundari të vitit të moçëm të 1878-ës, dhe shukatja e sajë ndaj shpifjeve të hapura të disa gazetarëve, si në rastin e postimeve të flliqta të B. B. kundër Kryeministrit Albin Kurti, është një dështim i madh moral, etik dhe profesional.

𝐆𝐣𝐮𝐡𝐚 𝐞 𝐮𝐥𝐞̈𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐞𝐳𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐁𝐁

Fjalori që përdor BB në postimin e tij nuk është vetëm i papërshtatshëm, por edhe fyes për një shoqëri që përpiqet të ndërtojë një demokraci të bazuar në vlera dhe respekt. Kur një gazetar i tillë përdor gjuhë të tillë për një lider të zgjedhur demokratik, i cili njihet në Botë për luftën kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të forcuar shtetin e së drejtës, tregon qartë për misionin e këtij njeriu: njollosjen, shtrembërimin dhe shkatërrimin e imazhit të qeverisjes së ndershme në Kosovë.

B.B. nuk është gazetar; ky njeri është një shembull i gjallë i një gazetarie që promovon mllef, urrejtje dhe interes të ngushtë personal. Gjuha si “shkulan”, akuzat pa bazë dhe ofendimet ad-hominem (personale) nuk janë vetëm sulm ndaj Albin Kurtit si individ, por ndaj institucionit të Kryeministrit dhe të gjithë shqiptarëve dhe qytetarëve që besojnë në një qeverisje të drejtë.

𝐀𝐆𝐊-𝐣𝐚, 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈ 𝐞 𝐬𝐡𝐞𝐫𝐫𝐢𝐭 𝐚 𝐞 𝐡𝐚𝐣𝐫𝐢𝐭?!

AGK-ja e shkretë, e cila reagon shpejt ndaj çdo deklarate të Albin Kurtit, qëndron e heshtur kur sulmohet vepra e shtetit me fjalë dhe shpifje.

Kjo është një hipokrizi e padurueshme. Në vend që të mbrojë etikën dhe të dënojë sjellje të tilla të 1878-ës, AGK-ja ka marrë një rol aktiv në mbrojtjen e interesave të grupeve/politikave të korruptuara, duke u bërë bisht i partive të ish-pushtetarëve të korruptuar.

Ky klub nuk po e ndihmon gazetarinë e Kosovës, por po e shkatërron atë nga brenda dhe nga jashtë.

Media dhe politika nuk janë sall aleat në korrupcion, por edhe në Dezinformacion.

By