𝐺𝑒̈𝑧𝑖𝑚 𝑀𝑒𝑘𝑢𝑙𝑖
/𝑁𝑗𝑜ℎ𝑒̈𝑠 𝑖 𝑠ℎ𝑘𝑒𝑛𝑐𝑎𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑒𝑑𝑖𝑎𝑣𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑟𝑒𝑡𝑜𝑟𝑖𝑘𝑒̈𝑠/
Opozita po e lufton Kurtin më shumë se Serbinë, koha është për ta zgjedhur anën e duhur të historisë!
𝐓𝐞̈ 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫𝐞̈,
A është më e drejtë dhe më kombëtare të bësh një koalicion me një shqiptar që ka qenë pjesë e luftës çlirimtare, si Fatmir Limaj, me të gjitha dritëhijet që i njohim, apo të mbash pushtetin duke u përkulur para çetnikëve të ‘Listës Serbe”, zgjatimit të drejtpërdrejtë të Beogradit të moçëm në Kosovë, që jo vetëm mohon shtetin tonë, por edhe ka marrë pjesë aktive në sulme terroriste si ai në Banjskë e Ibër Lepenc?
𝐓𝐞̈ 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬𝐞̈,
Çfarë është më e pafalshme: një marrëveshje me një figurë politike që së paku flet gjuhën tonë dhe njeh shtetin tonë, apo bashkëqeverisja e mëhershme me një forcë politike që e quan Kosovën “Krahinë serbe”, “Stara Serbia”, “Kosovo i Metohija” nderon kriminelët e luftës, kriminalizon UÇK-në dhe NATO-n nga vetë Kuvendi i Beogradit?
Albin Kurti dhe Fatmir Limaj po e ‘kapërcejnë Rubikonin’ për një qëllim më të lartë, për mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, për moslejimin e kthimit të ndikimit serb në institucionet e shtetit tonë. Ky është një hap goxha i vështirë, por i guximshëm, që dëshmon se kur vjen puna te sovraniteti dhe dinjiteti kombëtar, ata zgjedhin Kosovën, jo interesin personal; jo çetnikët serbë.
Ndërkohë, opozita në Kosovë po bën gjithçka për ta rrëzuar Kurtin, jo për ta ruajtur sovranitetin, jo për ta përjashtuar ‘Listën Serbe’, por vetëm për ta marrë pushtetin, qoftë edhe përmes një pakti të heshtur me strukturat që kanë lidhje me Vuçiqin.
Pse heshtë opozita për Listën Serbe? Pse nuk i vë kush ultimatume atyre për ta njohur Kosovën? Sepse për opozitën sot, më i rrezikshëm është një shqiptar që nuk ju shërben interesave të tyre, sesa një organ që i shërben Beogradit të moçëm.
Është koha kur nuk duhet të pyetet “kush më pëlqen më shumë”, por “kush e mbron Kosovën më shumë”.
Në këtë betejë, zgjedhja është e qartë: më mirë me Limajn për Kosovën, sesa bytha-bythë me çetnikët e srpskas për pushtetin.