Gëzim Mekuli
Gjuhë e rëndë, thirrje për vrasje, ofendime plot e fjalë të pamatura po përdorët nga politika dhe nga gazetaria shqipe. Media e ka lodhë popullin; e ka dërrmu. Debatet televizive janë shndërruar në kasino, ku Fjala, Fotografia dhe Kallashnikovi, qëllimisht, po (keq)përdoren; jeta po rrezikohet.
Si behet ky keqperdorim?
Është kjo pyetje që do përgjigje. Njëra nga përgjigjet është përdorimi i retorikës dhe sajimi i “fotografisë së armikut” përmes gjuhës, fjalës dhe fotografisë.
Retorika agresive po sajon urrejtje dhe perceptimin se çdo gjë që vjen nga Kryeministri Kurti, dhe nga intelektualët kritik të pavarur, është e keqe dhe e zezë për Kosovën. Dhe, është pikërisht kjo propagandë që riaktualizon analizën e “fotografisë se armikut” si fenomen retorik.
Retorika e Prishtinës dhe e Tiranës po krijon “fotografi të armikut”.
Në fushën e propagandës kundërshtari duhet të paraqitet si “i keq, jo-njeri, jo-demokratik, pra si kafshë”. Kundërshtari politik duhet të vizatohet si armik. ‘Sa më pak «armiku» na përngjan neve, aq më i urryer dhe më tiran është ai’, kështu mendon opozita sot!
Propaganda naziste
Propaganda e nazistëve përdorte strategjitë retorike për të sajuar “𝐟𝐨𝐭𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮𝐭”: Edhe retorika e medieve të oligarkëve të Kosovës ka për qëllim që ta ndërtojë një klimë dhe një opinionin polarizues: “𝑵𝒆» – 𝒌𝒖𝒏𝒅𝒆̈𝒓 – «𝒂𝒕𝒚𝒓𝒆”. Pra, duhet të shpallet si «armik» Albin Kurti, dhe ky të akuzohet edhe si shkaktarë i të të gjitha problemeve të tmershme në Kosovë. (Për korrupcionin, faljen e 8200 hektarëve tokë Malit të Zi, Asociacionin e Isa Mustafës dhe Thacit, Gjykatën Speciale të Thacit etj., – mu ashtu sikurse në ish-Jugosllavi kur shqiptarët konsideroheshin si komb i dëmshëm që duhej asgjësuar, kërkohet edhe agjësimi i Kurtit. Rezultat i kësaj retorike ishte vrasja, dhunimi dhe përndjekja masive e popullit shqiptar, retorikë e filluar nga politika dhe media serbe.
𝐏𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝𝐚 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐞 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐨𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐞̈𝐬
Kyeminisri i Republikës paraqitet si “𝒂𝒓𝒎𝒊𝒌 𝒆 𝒔𝒖𝒍𝒎𝒖𝒆𝒔 𝒊 𝒆𝒈𝒆̈𝒓”, i udhëhequr nga epshet irracionale, dhuna dhe fuqia shkatërruese e tij!? Kjo fotografi e keqe politike përforcohet përmes fjalëve “𝐍𝐞”, opozita, që jemi demokrat, të pakorruptuar, paqedashës, racionalë dhe civilizues dhe “𝐀𝐢”, komunisti, i korruptuari dhe antiamerikani.
𝐑𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐤𝐚 𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐪𝐢𝐭
Ata që sajojnë “fotografinë e armikut”, paraqesin vetën e tyre si viktimë, të pakorruptuar, demokratë e të butë, ndërsa kundërshtarin e paraqesin si kriminel, si komunist e të egër.
Pra, para se të sulmosh armikun, në këtë rast Albin Kurtin, duhet ta paraqitësh atë si vetë dreqin. 𝐑𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐤𝐚 𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐪𝐢𝐭 mbyll hapësirën për baraspeshë. “Motivi i dreqit” i pengon zërat kritik. Hapësira në media të ngushtohet. Ke mundësi të shkruash e të flasësh tek ndonjë gazetë apo radio e vockël e periferike dhe, ndoshta, edhe tek gruaja e jote mund të thuash diçka, por jo më shumë!
Nëse nuk ke pasur sukses që të sajosh një «𝐍𝐞» dhe «𝐀𝐭𝐚» të qartë, atëherë nuk ke mundësi të sajosh “fotografi të armikut” e as të kontrollosh e të eskalosh situatën.
Pa «𝐍𝐞» kundër «𝐀𝐭𝐲𝐫𝐞», nuk do të kishim kampe naziste të përqendrimit, nuk do të kishim lutën e ftoftë, nuk do të kshim vrasjen e Hasan Prishtinës, nuk do të kishin vrasjen e Luigj Gurakuqit në Bari të Italisë, nuk do të kishim vrasjen e Esat Pashë Toptanit, nuk do të kishim atentatin ndaj Ibrahim Rugovës, nuk do të kishim Aparteid, nuk do të kishte mure në rripin e gazës, e as mure në Mitrovicën e vogël. Nëse nuk ke bindur popullin që të besojë në dallimet mes njerëzve nuk do të kishe Izraelin dhe Palestinën, serbët okupues dhe shqiptarët mbrojtës, islamistët dhe të krishterët. Nuk do të gjeje as edhe një njeri të pilotoje aeroplanin drejt e në «World Trade Center».
Debati i keq politik dhe mediat oligarke shqipe, çdoherë na fton që të jemi pjesë e një grupi, klani apo kulti të caktuar të një kryetari partiak.
Por ne duhet të jemi të vetëdijshëm se, në çfarë forme ftohemi që të marrim pjesë. Çfarë grupi, çfarë klanesh, çfarë njerëzish dhe çfarë veprimesh sajojnë këto media dhe politikanë me retorikën e tyre?
Nëse R. Haradinaj, M. Krasniqi, L. Abdixhiku & Co ju përrallojnë për “𝐭𝐞̈ 𝐭𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐭”, nëse ish-sunduesit provojnë të ju tregojnë se si janë «𝐀𝐭𝐚» dhe sa të këqinjë janë «𝐀𝐭𝐚», nëse mediat e tyre na rrëfejnë se përse «𝐀𝐭𝐚» janë plotësisht të ndryshëm nga «𝐍𝐞», apo nëse thonë se «𝐀𝐭𝐚» po «kërcënojnë vizat, po na fusinë në luftë me Serbi, po e rrezikojnë rendin dhe shoqërinë demokratike», atëherë ne duhet të jemi më të kujdesshëm e më syçelë nga kjo propagandë e nga kjo retorikë e luftës.
𝐓𝐞̈ 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬,
shtroj pyetjen e madhe e të sinqertë:
– 𝑨 𝒆 𝒎𝒆𝒓𝒊𝒕𝒐𝒋𝒏𝒆̈ 𝒔𝒉𝒒𝒊𝒑𝒕𝒂𝒓𝒆̈𝒕 𝒏𝒋𝒆̈ 𝒓𝒆𝒕𝒐𝒓𝒊𝒌𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒕𝒊𝒍𝒍𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒍𝒖𝒇𝒕𝒆̈𝒔?