Flaka Surroi

Do tĂ« thotĂ« 38 veta janĂ« mbledhur aty me qĂ«llimin pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« pak mend nga dija dhe pĂ«rgatitja e tyre profesionale. Dhe, mbase, askujt nuk i paska shkuar nĂ« mend t’ia kujtojĂ« kryeministrit qĂ« gjĂ«ja mĂ« e keqe nĂ« komunikimin me publikun Ă«shtĂ« imitimi i ish-kryeministrave tĂ« KosovĂ«s, qĂ« kanĂ« qenĂ« ekspertĂ« pĂ«r shmangie pĂ«rgjigjesh dhe pĂ«r pĂ«rçmim gazetarĂ«sh. Apo ndoshta edhe dikush i ka thĂ«nĂ«, por ai ka vendosur tĂ« mos i dĂ«gjojĂ«

Java pĂ«rfundoi me njĂ« operacion tĂ« ProkurorisĂ« Speciale dhe tĂ« PolicisĂ«. U arrestuan tre persona, dy prej tĂ« cilĂ«ve janĂ« zyrtarĂ« tĂ« MinistrisĂ« sĂ« TregtisĂ«…, pas incizimeve qĂ« kishin rrjedhur nĂ« opinion pĂ«r keqpĂ«rdorimet nĂ« furnizimin e rezervave shtetĂ«rore me grurĂ« dhe me vaj ushqimor.

Dhe pĂ«rderisa i gjithĂ« muhabeti i rezervave shtetĂ«rore sillet rreth konfidencialitetit dhe sekretit shtetĂ«ror – megjithatĂ« nĂ« konferencĂ«n pĂ«r shtyp tĂ« ministres Hajdari e kuptuam se rezervat shtetĂ«rore kapin vlerĂ«n prej 15 milionĂ« eurosh, pra, siç e tha ajo, 30 herĂ« mĂ« shumĂ« se qĂ« kishte qenĂ« nĂ« tĂ« kaluarĂ«n.

Pesëmbëdhjetë milionë nuk janë të vogla dhe duhen siguruar shumë gjësende që klasifikohen si rezerva që duhen futur në treg në rast të fatkeqësive ose për nevojat e rregullimit të tregut. Por, kjo nuk do të thotë se edhe procedura për blerjen e këtij malli të jetë sekrete, në kuptimin e ligjshmërisë së procedurës së prokurimit.
Dhe ishte mu zonja Hajdari, e cila tregoi se 3% e vlerës së këtyre rezervave është vonuar, ani pse shuma e kërkuar është paguar, gjë që është në kundërshtim me ligjin (nëse janë 3% të 15 milionëve, bëhet fjalë për 450 mijë euro). Pra, shkelje procedurale paska pasur. Ajo që nuk dihet me siguri, e këtë duhet ta vërtetojë Prokuroria, është nëse malli i porositur ka ardhur dhe, edhe nëse ka ardhur, a i plotëson kushtet e cilësisë që duhet të ketë.
Hajdari refuzon të japë dorëheqjen. Njësoj siç kishte refuzuar të jepte dorëheqjen edhe Hykmete Bajrami kur u vodhën 2.1 milionë eurot nga Thesari, për shkak se u arsyetua me veprimin e menjëhershëm dhe informimin e organeve hetuese dhe të ndjekjes. Arsyetimi i njëjtë shfaqet edhe kësaj radhe dhe puna me gjasë do ta presë epilogun gjyqësor.

* * *

I papjekur dhe me një humor të pashije qe reagimi i kryeministrit dje, kur u pyet për koment për atë që ende po ndodhte, derisa ky po e bënte shpalljen e masës së tretë për kursimin e energjisë, që do të subvencionohet pjesërisht nga Qeveria.

“UnĂ« ju ftoj tĂ« gjithĂ«ve qĂ« nga sot, mĂ« datĂ« 18 gusht, tĂ« aplikoni pĂ«r masĂ«n e tretĂ« pĂ«r efiçiencĂ« tĂ« energjisĂ«, 45 ditĂ« do tĂ« jetĂ« thirrja e hapur… pĂ«r çështje tĂ« tjera jashtĂ« efiçiencĂ«s sĂ« energjisĂ« qĂ« ju interesojnĂ« deklarohemi sot gjatĂ« ditĂ«s”, u tha gazetarĂ«ve.

Heshtje gjithĂ« ditĂ«n, dhe dikur vonĂ«, shumĂ« vonĂ« u bĂ« i gjallĂ«, por jo pa e hedhur njĂ«herĂ« Hajdarin nĂ« zjarr. ËshtĂ« evidente se problemi ekziston. Dhe Ă«shtĂ« evidente se dikush Ă«shtĂ« marrĂ« me çështjen e arrestimeve tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« djeshĂ«m – pĂ«r shkak se i mblodhi ministrat pasdite nĂ« njĂ« mbledhje joformale. MĂ« sĂ« lehti dhe mĂ« e rendit ka qenĂ« qĂ« gazetarĂ«ve t’u thoshte diçka si: “Po, jam informuar nga ministrja pĂ«r bastisjet nĂ« Ministri. Duke e pasur parasysh se kjo çështje tash po udhĂ«hiqet nga Prokuroria Speciale, ua lĂ«mĂ« organeve tĂ« drejtĂ«sisĂ« qĂ« tĂ« merren me kĂ«tĂ« çështje deri nĂ« sqarimin e gjithçkaje. Po qe se ka vend pĂ«r pĂ«rgjegjĂ«si politike, do ta vendosim pas pĂ«rfundimit tĂ« procedurĂ«s”. Por jo. I ftoi gazetarĂ«t qĂ« tĂ« aplikonin dhe t’i bashkoheshin nĂ« njĂ« koktej modest tĂ« organizuar gjatĂ« shpalljes.

Kësi filmash kemi parë edhe në të kaluarën. Aktorët kanë qenë të tjerë.

* * *

Do tĂ« thuhej se veprimet, dhe jo vetĂ«m tĂ« fundit, tĂ« kryeministrit janĂ« jo pak tĂ« çuditshme. Dhe mĂ« e çuditshmja nĂ« tĂ« gjithĂ« rrĂ«fimin Ă«shtĂ« se veprimet i ndodhin dhe i pĂ«rsĂ«riten ani se i ka rrafsh 38 kĂ«shilltarĂ«, prej tĂ« cilĂ«ve 18 janĂ« politikĂ«, 10 nĂ«punĂ«s dhe 10 kĂ«shilltarĂ« tĂ« jashtĂ«m (kĂ«ta tĂ« fundit nuk paguhen nga buxheti). Do tĂ« thotĂ« 38 veta janĂ« mbledhur aty me qĂ«llimin pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« pak mend nga pĂ«rgatitja e tyre profesionale. Dhe, mbase, askujt nuk i paska shkuar nĂ« mend t’ia kujtojĂ« kryeministrit qĂ« gjĂ«ja mĂ« e keqe nĂ« komunikimin me publikun Ă«shtĂ« imitimi i ish-kryeministrave tĂ« KosovĂ«s, qĂ« kanĂ« qenĂ« ekspertĂ« pĂ«r shmangie pĂ«rgjigjesh dhe pĂ«r pĂ«rçmim gazetarĂ«sh. Apo ndoshta edhe dikush i ka thĂ«nĂ«, por ai ka vendosur tĂ« mos i dĂ«gjojĂ«. AtĂ«herĂ«, pse i mban gjithĂ« ata pĂ«rreth?

Kjo mungesĂ« kĂ«shillimi apo edhe injorim kĂ«shillash u bĂ« evidente javĂ«n e shkuar kur udhĂ«toi pĂ«r nĂ« Maqedoni, i ftuar nga komunat e Çairit dhe tĂ« TetovĂ«s. Me atĂ« rast shmangu takimin me zyrtarĂ«t politikĂ« tĂ« shtetit fqinj. NdĂ«rkohĂ« nga zyra e tij u bĂ« e ditur se kĂ«tĂ« vizitĂ« do ta zhvillonte si kryeministĂ«r i KosovĂ«s (sic!).

Përurimi i një rruge me emrin e Adem Demaçit ka mundur ta bënte edhe si Albin Kurti, ish-aktivisti dhe ish-sekretari i Bacës. Në atë rast, zor se do të kishte pasur pretekste për reprezalje ndaj nikoqirëve, të cilët ishin përkujdesur për të mbledhur shumë njerëz në tubimet me të.

Nga ana tjetër, shkoi në Tetovë për të marrë pjesë në përurimin e një rruge lokale, komunale. Gjë të cilën nuk e ka bërë në Kosovë prejse është kryeministër, për shkak se nga projektet që janë dashur të përfundonin, nja dy kanë shërbyer për fotografim, se kinse po punohet, dhe asnjë projekt i ri që do të duhej nisur nuk ka nisur, sepse nuk ka projekte. Nuk ka shpallje tenderësh. Nuk ka punë publike, për pasojë nuk ka para në treg.

Pra, mori pjesĂ« nĂ« atĂ« pĂ«rurim dhe e dha njĂ« deklaratĂ« qĂ« as figurative nuk mund tĂ« quhet, sa e pakuptimtĂ« ishte: “Kjo rruga qĂ« pamĂ« kĂ«tu Ă«shtĂ« rrugĂ« e brendshme e KomunĂ«s, por ne jemi shumĂ« tĂ« interesuar qĂ« tĂ« ecim sa mĂ« shpejt pĂ«r lidhjen infrastrukturore tĂ« Prizrenit dhe tĂ« TetovĂ«s, qĂ« nĂ« qiell ishin njĂ« qytet e nĂ« tokĂ« janĂ« dy, pĂ«rmes aksit i cili parasheh edhe njĂ« tunel”.

Të vetmit që prej kohësh na e çajnë kokën për hyjninë e vet janë serbët. Tash ne po shkojmë një hap para: ne i kemi qytetet hyjnore, na kanë rënë prej qiellit, e na janë shpërndarë e shkëputur gjithandej. Kjo as sens humori nuk është.

Të shkosh në një komunë, prej së cilës nuk varet, e besoj, ndërtimi i një rruge rajonale me lidhje ndërkombëtare, e të flasësh për projektin që kishte qenë premtim zgjedhor në Kosovë, disi nuk shkon. E aq më pak shkon, kur vetëm pas kthimit nga Tetova, dy ditë më vonë, e bëri këtë bisedë me kryetarin e Prizrenit, Totaj.

Përderisa shumica mund ta kuptojmë simbolikën e një rruge të tillë, tri janë gjërat që do të duheshin vendosur nëse kjo rrugë na duhet ose jo: leverdia ekonomike, pra çfarë do të fitonim me shkurtimin e rrugës për në Tetovë; e dyta, sa është i madh rreziku i prishjes së ekosistemit në zonën ku planifikohet të hapet një tunel dhe, e treta, a njëmend e kemi këtë rrugë prioritetin më të madh?

* * *

E besoj se pos kĂ«shilltarĂ«ve politikĂ« tĂ« mbledhur nĂ« zyrĂ«, do tĂ« ketĂ« edhe tĂ« tjerĂ« nĂ« parti, qĂ« mund ta ndihmojnĂ« tĂ« marrĂ« vendime organizative e strategjike. Disa nga ta, pa asnjĂ« dyshim, merren edhe “burimet njerĂ«zore”, pra me aktivistĂ« qĂ« bĂ«hen pjesĂ« e partisĂ«, e edhe bĂ«hen pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« saj nĂ«pĂ«r institucione.

TashmĂ« e kemi parĂ« se identifikimi i kandidatĂ«ve pĂ«r deputetĂ« nuk ka qenĂ« mĂ« i qĂ«lluari. PĂ«r shembull, Kodi Civil nuk ka kaluar dhe gjasat janĂ« se nuk do tĂ« kalojĂ« pa ndihmĂ«n e opozitĂ«s. PĂ«r shkak se njĂ« pjesĂ« e deputetĂ«ve janĂ« mĂ« parĂ« dogmatikĂ« sesa ideologjikĂ« – njĂ« kombinim shumĂ« i çuditshĂ«m kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« parti tĂ« krahut tĂ« majtĂ«.

Këso shkarjesh duket se i ka edhe në nivelin komunal. Natyrisht, po të ndodhte se të gjithë delegatët, kandidatët, këshilltarët do të përzgjidheshin nga vetë Kurti, atëherë këtu demokracia do të vdiste që në hapin e parë. Pra, supozohet se ekziston një grup njerëzish që do të duhej të dinin të vlerësonin se kush është e kush nuk është i përkushtuar për aktivitet politik, e që nuk e ka interesin personal të parin.

TĂ« martĂ«n e shkuar policia nĂ« TiranĂ« e arrestoi kĂ«shilltarin e VV-sĂ« nĂ« Kuvendin Komunal tĂ« PrishtinĂ«s, Besnik Mujeci. Ishte zĂ«nĂ« bashkĂ« me katĂ«r tĂ« tjerĂ«, pasi qĂ« i janĂ« gjetur 11.300 tableta tĂ« dyshuara si drogĂ«, “ekstazi”. Vlera e tabletave: 400 mijĂ« euro.

Mujeci u përjashtua nga partia po atë natë. Pra, një diçka që nuk ka ndodhur me partitë e tjera kur kishte krime të këtij apo ndonjë lloji tjetër. Por, fakti mbetet se një anëtar i VV-së, që i ka fituar zgjedhjet si alternativë ndaj krimit e korrupsionit, është marrë me krim. Për më tepër, me krim të organizuar, madje.

Kurti, kryetari i partisĂ«, nuk doli pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ« asnjĂ« gjĂ«. Topin ia hodhi sekretarit organizativ, qĂ« duhet tĂ« merret me çështje disiplinore. Por, politikisht i ka takuar atij tĂ« dalĂ« e tĂ« flasĂ« dhe tĂ« thotĂ« se “askush nuk Ă«shtĂ« mbi ligjin” dhe se lĂ«nda Ă«shtĂ« nĂ« duart e drejtĂ«sisĂ«. E injoroi rastin, sikur tĂ« mos ishte. Ashtu siç bĂ«nin edhe tĂ« tjerĂ«t para tij.

* * *

Po e dimë që kemi telashe me veriun, me bisedimet e bllokuara, e me trysninë politike ndërkombëtare. Por, kjo Qeveri nuk është duke e parë apo nuk do që ta shohë se i kemi problem shumë të madh ekonominë, arsimin, shëndetësinë e kulturën. E kemi problem mbajtjen e vendeve të punës, e lëre më krijimin e vendeve të reja. Mbijetesa po shndërrohet në problem serioz.

Dhe jo, përrallat dhe shkarjet letrare nuk do të na nxjerrin prej lloçit.

flaka@koha.net

Burimi: https://www.koha.net/veshtrime/389053/kembet-mbi-toke/

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.