Shkruan: Gëzim Mekuli
E përditshmja jonë është e kontrollolluar dhe e medializuar, apo më mirë të them e televizorizuar. Por përkundër televizorizimit të shoqërisë sonë njohuritë mbi ndikimin televiziv, dhe veçanërisht njohuritë pedagogjike për lajmin në televizion, janë të varfra.
𝑷𝒔𝒆 𝒆 𝒕𝒉𝒆𝒎 𝒌𝒆̈𝒕𝒆̈ 𝒅𝒉𝒆 𝒑𝒔𝒆 𝒎𝒆𝒏𝒅𝒐𝒋 𝒌𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒖?
Shohim se si “lajmet e këqija” dhe “fotografitë e forta” po marrin kryevend në mediet pamore. Luftë gjithandejë nëpër botë (në Ukrainë, në Izrael në Palestinë), katastrofat e natyrës, lufta kundër terrorit, vjedhjet e armatosura, vrasjet në shkolla etj. janë ngjarje e ndodhi me të cilat fëmijët dhe të rinjtë çdo ditë konfrontohen me to.
Redaktorët e lajmit shqip shpërndajnë fotografi të tmerrshme: nxënës që vriten në krah të mësuesve, fëmijë që vriten nëpër spitale, fotografi të qyteteve të rrafshuara me tokë…
Fotografia e lajmit televiziv ka ndryshuar. Në këtë luftë të egër komerciale për të përfituar sa më shumë shikues, televizioni parapëlqen elemente dhe efekte të fuqishme ndikuese. Kjo bënë që fotografia e lajmit televiziv të jetë e karakterizuar nga emocioni/ndjenja, pra dhuna, shpejtësia dhe sensacioni. Jo rrallë fëmijët (keq)përdoren si objekt dhe si instrument i lajmit. Pamje të fëmijëve të larë në gjak, të uritur e duke qarë përdoren si ilustrim/shpjegim për shqetësimin, vuajtjen dhe tragjedinë e një kombi.
Duhet të rikujtoj lexuesin se, për lajmin televiziv, fëmijët konsiderohen si mjete më të çmuara për të zgjuar emocion, frikë e patos te publiku.
𝐒𝐡𝐭𝐫𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐩𝐲𝐞𝐭𝐣𝐚: 𝐬𝐢 𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐣𝐞𝐭𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐟𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞̈𝐭 𝐝𝐡𝐮𝐧𝐞̈𝐧, 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐞̈𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐯𝐝𝐞𝐤𝐣𝐞𝐧 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐥𝐚𝐣𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞𝐥𝐞𝐯𝐢𝐳𝐢𝐯? 𝐂̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐟𝐨𝐭𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐞 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐟𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞̈𝐭 𝐚𝐩𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐢𝐧𝐣𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐛𝐨𝐭𝐞̈𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐥𝐚𝐣𝐦𝐢 𝐭𝐞𝐥𝐞𝐯𝐢𝐳𝐢𝐯?
Shumë hulumtues të medieve paralajmërojnë se do të ketë pasoja negative për fëmijët, nëse shkolla e prindërit nuk kanë njohuri të mjaftueshme për mirësqarimin e fenomenit “lajm” dhe mënyrën se si sajohet lajmi televiziv. Në Tiranë, Prishtinë e Shkup, – duhet pranuar e vërteta brengosëse – nuk kemi kompetenca të mjaftueshme mbi mësimin dhe kuptimin e medieve, retorikës dhe ndikimin e dhunës mediatike në shoqëri. Veçanërisht mungon angazhimi i specialistëve për të hulumtuar krizat dhe lajmet mediale mbi luftërat, katastrofat dhe tragjeditë duke u nisur nga perspektiva e të kuptuarit të botës nga fëmijët.
Frika, injorimi, mërzia dhe depresioni janë përgjigje e zakonshme ndaj lajmit me “fotografi të forta”. Shumë hulumtues këshillojnë gjithashtu se “fotografitë e forta”, të shpërndara nga lajmet televizive, mund të pasqyrojnë tek fëmijët një bindje të pashpresë e të mbrapsht për botën dhe shoqërinë ku ata jetojnë.
Po ashtu afërsia gjeografike e dhunës reagon tmerrësisht dëmshëm ndaj fëmijës. Këta e ndiejnë veten të pasigurtë. Dhuna përjetohet e nënkuptohet si diçka që ndodh në afërsi të tyre, por herën tjetër kjo e keqe mund të përsëritet edhe ndaj tyre. Sipas hulumtuesit norvegjez Rundalen (1991), të rinjtë, si pasojë e “lajmit të fortë” televiziv e kuptojnë ardhmërinë si kërcënuese dhe të pasigurit. Dhe kjo ndodh në saje të “fotografisë së fortë” që transportohet nga televizioni.
𝐃𝐡𝐮𝐧𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞𝐥𝐞𝐯𝐢𝐳𝐢𝐨𝐧𝐢
Disa e konsiderojnë televizionin si zbutës të realitetit të ashpër jetësor. Në skajin tjetër ndodhen ata që, përkundrazi, televizionin e konsiderojnë si “lindje e djallit”, i cili shkatërron kulturën dhe kërcënon njerëzimin. Kjo shtresë e opinionit e cilëson televizionin si ndikues të dëmshëm për zhvillimin dhe edukimin e mirë të fëmijës. Televizioni, sipas tyre, ndikon në humbjen e aftësisë së përqendrimit te fëmijët; ndikon në krijimin e pasivitetit të përgjithshëm, egoizmit, në shkëputjen nga realiteti e deri te lindja e instinkteve kriminale.
𝐀 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐢𝐯 𝐭𝐞𝐥𝐞𝐯𝐢𝐳𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐟𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞̈𝐭?
Sigurisht se po. Televizioni mund të ndikojë mirë te fëmijët atëherë kur prindërit bëjnë zgjedhjen e programit të duhur për shikim. Konsumimi i programit televiziv në mënyrë aktive duhet të udhëhiqet nga prindërit e jo nga vetë fëmijët. Pasojat e mosseleksionimit aktiv të emisioneve për fëmijë janë të paparashikueshme: fëmijët nga këto familje pjesën dërmuese të kohës së lirë e kalojnë para medieve pamore, duke përfshirë këtu edhe videolojërat dhe internetin. Kështu ata kanë mundësi të shikojnë pamje që për fëmijët janë rreptësisht të ndaluara.
Sipas psikologëve gjermanë, 20 000 deri 30 000 fëmijë të këtij grupi qëndrojnë deri në orën 2:00 të mesnatës para televizionit. Një 18-vjeçar sot përmes medieve pamore ka parë me sytë e tij mbi 200 000 akte dhune, ka parë gjithashtu mbi 40 000 herë sekuenca ose foto me njerëz të gjymtuar, të dhunuar e të masakruar, p.sh. Lufta në Ukrainë, Rripi i Gazës, Izrael etj.
Dhuna në televizion shkakton frikë. Nëse për të rinjtë një pamje televizive do të konsiderohej provokim nervash dhe kënaqësi, kjo për fëmijët mund të ngjallë frikë dhe pasiguri e më pas pasoja të rënda psikosociale. Koha e kaluar para televizionit redukton kohën për aktivitete të lira e kreative.
𝐊𝐨𝐧𝐬𝐮𝐦𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐭𝐞𝐥𝐞𝐯𝐢𝐳𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞̈𝐬𝐨𝐡𝐞𝐭
Ekspertët e kësaj fushe vijnë në përfundimin e hidhur se shumë prindër nuk kujdesen për shprehinë e shikimit televiziv për fëmijët e tyre. Ja çfarë u rekomandojnë këtyre prindërve:
- Televizioni nuk është “Baby sitter” – përkujdesje e fëmijës.
- Konsumimi i programit televiziv duhet të bëhet në përputhshmëri me moshën e fëmijës,
pra:
0 deri në 3 vjeç nuk ka fare shikim televiziv;
3 deri në 6 vjeç shikimi në raste shumë të rralla ose nuk ka fare;
6 deri në 9 vjeç më së shumti gjysmë ore në ditë, por jo rregullisht;
9 deri në 12 vjeç më së shumti një orë në ditë, por jo rregullisht;
12 deri në 15 vjeç më së shumti një orë e gjysmë çdo ditë, por jo rregullisht;
15 deri në 18 vjeç më së shumti dy orë në ditë, por jo rregullisht.
- Fëmijët e vegjël nuk lejohen të shikojnë televizion vetëm. Ata kanë nevojë për mbrojtjen e afërt dhe sqarimin mbi emisionin nga një i rritur.
Edhe pse televizioni te fëmijët mund të ketë një ndikim përkeqësues, mendohet se ky nuk duhet të përjashtohet tërësisht për fëmijët dhe të rinjtë. Me rëndësi është kontrollimi nga prindërit dhe të rriturit, që gjithsesi do të kishte pjesën e përcaktuar të rolit pozitiv të medies pamore, televizionit për informacion, argëtim, arsimim dhe edukim.
Se kur fëmijët fillojnë të kuptojnë se një fotografi është realitet e tjetra “fantazi”, janë disa nga pyetjet që dikush nga bordet e televizioneve publike, si në Prishtinë e poashtu edhe në Tiranë, e ka borxh të na përgjigjet.