Gëzim Mekuli
/Njohës i shkencave të mediave dhe retorikës/
Më në fund, pas tri dekadash errësirë, në Shqipërinë e lodhur po lindë diçka e re! Po lindë e po kalitet një shpresë, një frymë e re, një angazhim i pastër që buron nga zemra dhe vuajtja e këtij populli të shtypur, të lodhur e të tradhtuar.
𝐓𝐞̈ 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬,
Levizja Bashkë nuk është thjeshtë një tjetër parti politike, satelit i banditëve politik; Jo, ajo është një thirrje, një klithmë, një kryengritje e ndershmërisë kundër sistemit të kalbur që ka varfëruar shqiptarët dhe ka pasuruar një grusht oligarkësh.
Më 11 maj, shqiptarët kanë një mundësi të madhe, shumë të madhe dhe, vërtetë historike: të votojnë për të ardhmen, për dinjitetin, për fëmijët e tyre, për një qeverisje që i shërben qytetarëve dhe jo klientelës së pushtetit. Lëvizja BASHKË ka dorëzuar sot me krenari mbi 5000 nënshkrime dhe një listë kandidatësh të ndershëm, patriotë e patriote, të përkushtuar dhe të aftë; E duan Shqipërinë! Ata nuk janë politikanë të vjetër, të korruptuar, nuk janë produkt i “mentalitetit bigbrother”, të pangopur; ata janë njerëz që e dinë çfarë do të thotë të punosh, të sakrifikosh, të luftosh për drejtësi, dinjitet dhe barazi.
𝐓𝐞̈ 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬,
Pse duhet të votojmë Lëvizjen BASHKË?
𝟏. Sepse ata nuk janë pjesë e sistemit që ka shkatërruar Shqipërinë tonë të dashur.
Ata nuk janë pasuruar me tendera, nuk janë bërë milionerë mbi djersën e popullit, nuk kanë shitur interesat kombëtare për përfitime personale. Ata janë pedagogë, sociologë, inxhinierë, avokatë, fermerë, sipërmarrës të ndershëm; janë njerëz që e njohin realitetin dhe kanë dhimbje e dashuri për këtë vend.
𝟐. Sepse duan një ekonomi që vendosë punën mbi privilegjin; Shqipëria jonë është një vend ku oligarkët bëhen më të pasur, ndërsa shumica e popullit mezi mbijeton. Lëvizja BASHKË angazhohet për një ekonomi që favorizon punëtorët, jo abuzuesit, jo hajnat; për politika që mbështesin të varfërit dhe të ndershmit, jo ata që grabisin pasuritë kombëtare mbi tokë, nëntokë e në qiell.
𝐏𝐬𝐞 𝐞 𝐭𝐡𝐞𝐦 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈, 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬?
E them këtë sepse këta heronjë kërkojnë një qeverisje për qytetarët, jo për oligarkët; Ata duan një sistem ku shëndetësia është për të gjithë, arsimi është cilësor dhe i lirë, ku shteti nuk i shërben një grushti mafiozësh por popullit të tij.
E them këtë sepse këta “gladiatorë” janë kundër korrupsionit industrial që ka shkatërruar çdo shpresë në këtë vend; 30 vite pas rënies së komunizmit, Shqipëria ende nuk është një vend i lirë dhe demokratik. Ajo është e robëruar nga një elitë politike që ndërroi emrat, por jo zakonet. Ata vazhdojnë të ndajnë pushtetin mes tyre, ndërsa qytetarët largohen nga vendi si në një eksod biblik. Po, po, shqiptarët po ikin në “paqe” mu sikurse ukrainasit nga lufta.
𝐊𝐨𝐧𝐬𝐞𝐤𝐮𝐞𝐧𝐭 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐮𝐧𝐝; Duhet votuar këta heronjë sepse nuk do të jenë vegla të ndërkombëtarëve të korruptuar apo të mafias mediatike a politike.
Lëvizja BASHKË nuk është e kapur, nuk është e blerë, nuk është nën urdhrat e Yesmenave dhe të ambasadave apo të grupeve të interesit. Këta janë zëri i qytetarëve të thjeshtë, zëri i shqiptarit të lodhur nga mashtrimi, nga rrenat, nga kurvëria politike dhe tradhtia.
Duhet nënvizuar se kjo lëvizje është injoruar nga mediat e mëdha, të cilat janë shndërruar në zëdhënëse të oligarkëve, të dRamës dhe Berishës. Mediat nuk duan që qytetarët të informohen, nuk duan që njerëzit të shohin një alternativë të ndershme, sepse u shërbejnë të njëjtëve pushtetarë që kanë “shkrumuar” Shqipërinë. Ata nuk bëjnë gazetari, por propagandë. Ata kanë shitur shpirtin për ca para dhe tani nuk guxojnë të flasin për ndryshimin që po vjen. Por kjo nuk do të ndalë një komb të tërë që kërkon të cohet në këmbë!
𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐣𝐚𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝐦𝐞 𝐣𝐮!
Kosova po e sheh me emocion këtë lëvizje. Shqiptarët kudo në botë po e mbështesin me zemër, sepse e dinë që Shqipëria nuk mund të mbetet peng i krimit dhe korrupsionit. Nga Prishtina në diasporë, zemrat e shqiptarëve rrahin për një Shqipëri ndryshe, për një Shqipëri ku të jetuarit me nder dhe punë të ndershme të mos jetë një mallkim. Tani është koha të bëjmë zgjedhjen e duhur, të mbështesim njerëzit që duan një Shqipëri të drejtë dhe të zhvilluar!
Dilni dhe votoni për të ardhmen tuaj; për fëmijët!
𝐏𝐚𝐬𝐡𝐞̈ 𝐭𝐨𝐤𝐞̈ 𝐞 𝐪𝐢𝐞𝐥𝐥, 𝐝𝐢𝐥𝐧𝐢 𝐞 𝐯𝐨𝐭𝐨𝐧𝐢!
Më 11 maj, ne kemi një mundësi historike! Nëse nuk ngrihemi sot, nesër mund të jetë tepër vonë. Shqipëria ka nevojë për njerëz të ndershëm në politikë, ka nevojë për një qeverisje që nuk i tradhton qytetarët e saj.
𝐏𝐚𝐬𝐡𝐞̈ 𝐭𝐨𝐤𝐞̈ 𝐞 𝐪𝐢𝐞𝐥𝐥, 𝐝𝐢𝐥𝐧𝐢 𝐞 𝐯𝐨𝐭𝐨𝐧𝐢! Mbështesni Lëvizjen BASHKË! Jepini Shqipërisë frymëmarrjen që i kanë vjedhur për 30 vjet!
Një Shqipëri ndryshe është e mundur! Dhe ajo fillon sot, me ty, me ju, me ne, me të gjithë ata që besojnë tek e ardhmja dhe jo tek hajnia!
BASHKË, bashkë për Shqipërinë!
𝐏𝐚𝐬𝐡𝐞̈ 𝐭𝐨𝐤𝐞̈ 𝐞 𝐪𝐢𝐞𝐥𝐥, 𝐝𝐞𝐥 𝐞 𝐯𝐨𝐭𝐨!