Natyrisht, politika e keqe, politika e shefave që sundoj prej vitit 2000 deri në vitin 2021, ka krijuar edhe (pa)kryeredaktorë dhe gazetarë që, përpos parave, do ju gjindet edhe narkotikë në xhep; apo retorikisht siq e quajti komandanti i një portali: “substancë e vogël psikosomatike”!?

Gëzim Mekuli

Për mua, duke vështruar (ng)ecajakjen politike të Kosovës, veçanërisht këto 20 vite të fundit, është krejt e pritshme se një ditë do të lexoja se, një anëtar i një parite politike të jetë kapur me narkotikë.

Për mua nuk është befasi, që sot, pas 20 viteve çthurrje e dekadencë kolektive prej Dekameroni, të lexoja se një nxënësi, apo një nxënëseje 13 vjeçare, t’i është gjetur narkotikë apo “substancë e vogël psikosomatike”!? n’xhep.

Shoqëria jonë, shqiptarët në përgjithësi, si ata në Prishtinë, Shkup a në Tiranë, janë prodhim i rrethanave politike e ekonomike; rrethana sociale e politike që i kanë (de)formësuar vet shqiptarët.

𝗧𝗲̈ 𝗻𝗱𝗲𝗿𝘂𝗮𝗿 𝗹𝗲𝘅𝘂𝗲𝘀,
Është mjerim për gazetarët, dhe për secilin njeri publik, që narkodilerët apo përdoruesit e narkotikës t’i veshin me karakter partiak apo opozitar: Këta të gjorë me “substancë të vogël psikosomatike”! n’xhep, nuk janë as të PDK-së, as të LDK-së, as të AAK-së, e as të VV-së; Këta të shkelur janë qytetarë të Republikave demokratike.

Janë të pafatët e shoqërisë sonë, që u rritën e u (keq)edukuan, jo sepse nuk deshën e nuk duan, porse nuk kishin prijës të denjë; pra nuk kishin politikanë të denjë. Kjo pjesë e pandarë e familjes sonë, është turpi i zi i krejt shqiptarëve e jo sall i një partie politike.

Kjo kategori e shkretë, ky grup jo i vockël i popullit shqiptar, që, pa deshirën e tij, mbeti jasht institucioneve të shtetit, u rrit jetim, u (de)formua sokaqeve dhe mahalleve të errëta të Kosovës. Këta njërëz sot janë rritë, kanë “krye” edhe shkollë, janë ba analistë, gazetarë, publicist, e qebesa edhe (pa)kryeredaktor me portale e me televizione.

Po, po, po, narkotika është fara jonë, është prodhimi jonë e rendimenti ynë politik e, ndoshta NACIONALE.

Paçka, ju lutem shumë, mos u boni prrallë e me u shty me njeri-tjetrin se kinse këtij portali, këtë apo atë gazetar e kanë kapë me narkotikë, apo me “subsancë psikosomatike!” n’xhep, siq e quan bossi i tij.

𝗔𝗺𝗮𝗻𝗲𝘁,
n’Bibël e n’Kuran po ju lutem, mos u boni ‘gazi i botës’ e me drejtu gishtin tek një parti, tek një portal, tek një shkollë a universitet.

Njerëzit me “substancë të vogël psikosomatike”!? janë marrja jonë e prodhimi ynë.

𝗞𝗼𝗻𝘀𝗲𝗸𝘂𝗲𝗻𝘁 𝗱𝗲𝗿𝗶 𝗻’𝗳𝘂𝗻𝗱:
Këta janë fëmijët tanë, janë qytetarët tanë, janë Njerëzit tanë, janë të humburit tanë; nuk janë të Partisë e as të Gazetarisë.