Kur sapo keni ngrënë një ushqim me hudhër apo keni pirrë një birrë pas një dite të gjatë, është e pritshme që mund t’ju vijë goja erë. Por ndonjëherë, shkaku i erës së keqe të gojës mund të mos dihet, duke ju lënë të ndiheni të turpëruar.
Nëse era e gojës suaj nuk kalon dhe pasi të ndërpsrisni ngrënien e ushqimeve me erë të jo të mirë, diçka më serioze mund të jetë duke ndodhur.
Një vizitë te dentisti mund të përjashtojë mundësinë e të pasurit sëmundje të mishit të dhëmbëve apo kavitete të patrajtuara.
Arsye të tjera mund të jenë:
- Higjiena juaj e gojës nuk është shumë e mirë
Ndër arsyet kryesore për erën e keqe të gojës është higjiena e keqe e saj. Kur grimca të patretura ushqimi mbeten në gojë dhe ndërmjet dhëmbëve, ato me kalimin e kohës copëtohen dhe më shumë nga bakteriet në gojë dhe prodhojnë erën jo të mirë të gojës. Ndryshime në stilin e jetesës si larja e dhëmbëve dhe gjuhës dy herë në ditë apo pastrimi çdo ditë i dhëmbëve me fill dentar janë hapat e duhur për zhdukjen e këtij problemi.
- Dehidratimi mund të jetë një faktor
Pështyma është e rëndësishme për copëtimin dhe tretjen e ushqimit, dhe mbajtjen e indeve në gojë të pastër. Por prodhimi i pështymës mund të ulet shumë kur jeni të hidratuar. Bakteriet dhe thartësirat që nuk pastrohen gjatë kësaj kohe mund të shkaktojnë erë të keqe të gojës.
Pirja e një sasie të mjaftueshme uji çdo ditë do të sigurojë hidratimin dhe prodhimin e duhur të pështymës. Uji gjithashtu pastron dhe dhëmbët.
- Është efekt anësor i dietës me nivel të ulët karbohidratesh
Kur limitohet marrja e karbohidrateve (dieta keto), trupi me kalimin e kohës do të shkojë në një gjendje që quhet ketozë. Nëse jeni të sigurtë që dieta keto është e duhura për ju, atëherë era e keqe e gojës është një efekt anësor që mund ta maskoni duke qenë të përpiktë me higjienën tuaj të gojës dhe të qenurit të hidratuar.
- Është efekt anësor i ilaçeve që po përdorni
Anti depresantët, si edhe ilaçet e diabetit dhe kolesterolit, janë disa nga shumë ilaçet me recetë që shkaktojnë tharjen e gojës si efekt anësor. Rezultati? Grimca ushqimesh ngjiten në dhëmbë dhe gojë, dhe pa pështymë për t’i pastruar, bakteriet i copëtojnë duke krijuar erën e keqe të gojës. Mund ta shmangni këtë duke qënduar të hidratuar dhe bashkë me një higjienë të mirë orale mund të përdorni spraje të ndryshëm hidratues.
- Të pëlqejnë ëmbëlsirat ngjitëse
Ëmbëlsirat ngjitëse nuk shpërbëhen aq mirë sa diçka si çokollata. Ato mbesin në dhëmbët tuaj duke siguruar ushqim për bakteriet. Sa më shumë bakterie, aq më e keqe era e gojës. Limitimi i ngrënies së sheqerit dhe larja e dhëmbëve pas çdo ëmbëlsire ngjitëse mund të ndihmojë të shmangni eren e keqe të gojës.
- Konsumimi i kafes
Kafeja është edhe acidike edhe dehidratuese, duke kontribuar në prodhimin e pakët të pështymës dhe krijimin e ambjentit perfekt për rritjen e bakterieve në gojë. Pirja e ujit pas çdo filxhani kafeje mund të ndihmojë në reduktimin e dehidratimit dhe ta mbajë gojën më të freskët.
- Diabeti
Një nga efektet anësore të diabetit është tharja e gojës, që është ambjenti më i përshtatshëm që bakteriet të shumohen dhe të shkaktojnë erë të keqe goje. Për më tepër, nëse nuk i keni nivelet e sheqerit në gjak nën kontroll, kjo mund të çojë në sëmundje të mishit të dhëmbëve. Përsëri përveç se mjekimit të duhur për diabetin, këshillohet dhe hidratimi.
- Keni probleme me tretjen
Problemet e traktit tretës si refluksi apo GERD (refluksi gastroezofageal), shkakton që përmbajtjet e stomakut të rikthehen në gojë, e meqë këto përmbajtje janë acidike, kjo mund të shkaktojë që goja të bëhet shumë e tharë dhe bakteriet të shumëfishohen.
- Konsumi i alkoolit
Dehidratimi i shkaktuar nga alkooli mund të shkaktojë prodhim të ulët të pështymës dhe shtim të bakterieve duke çuar në erë të keqe të gojës.
- Duhanpirja
Duhanpirja gjeneron nxehtësi në gojë, që e than atë dhe krijon mundësinë e duhur që bakteriet të shumohen. Gjithashtu ky zakon rrit gjasat për sëmundjet e mishit të dhëmbëve dhe kavitetet.