Disa njerëz e kanë tepër të vështirë të çohen herët në mëngjes, sidomos ata që pëlqejnë të qëndrojnë zgjuar deri vonë.

Megjithëse shumë prej nesh e konsiderojnë zgjimin herët në mëngjes si një sfidë të vërtetë, nuk ka pse të jetë aq e vështirë.

Këto janë 10 këshilla efektive që do ju ndihmojnë të çoheni herët:

1- Gjeni një arsye të mirë për tu çuar herët

Para se të shtriheni për të fjetur, hidhini edhe një herë një sy listës së gjërave që do bëni nesër. Ri-organizoni planet tuaja në mënyrë që detyrat më të vështira dhe më me përgjegjësi t’i përfundoni në mesditë.

2-Harroni që ekziston butoni “Snooze” për të shtyrë alarmin çdo 10 minuta

Nëse e shtyni atë për 15 minuta më shumë dhe sakrifikoni kohën e mëngjesit nuk do ju ndihmojë. Si rezultat do bini në gjumë më të thellë dhe do të jetë më e vështirë për tu zgjuar.

3-Një cikël me 4 orë gjumë nuk mjafton

Në mëngjes do të ndjeheni tmerrësisht keq. Është e domosdoshme të shtriheni për të fjetur dhe të zgjoheni në të njëjtin orar çdo ditë. Nuk duhet të flini më pak se 6-8 orë gjumë gjatë natës.

4-Nëse zgjoheni pak më herët, çohuni menjëherë nga krevati

Nëse e keni vënë alarmin në orën 6 të mëngjesit por i hapni sytë në 5:40 mos t’ju vijë keq për minutat e humbura. Nuk ka kuptim të flini sërish.

5- Zgjohuni në të njëjtën kohë në ditët e javës dhe në fundjavë

Po, mund të duket si diçka e vështirë në fillim, por shumë shpejt truri dhe trupi juaj do mësohet me këtë gjë.

6-Kërceni

Provoni të kërceni e të hidheni nga krevati menjëherë sapo zgjoheni. Disa kërcime do e ndihmonin trupin tuaj të fitonte më shumë energji.

7-Shtriquni

Mund t’i shtriqni muskujt teksa jeni ende në shtrat. Shmangni lëvizjet e shpejta, bëni stretching ngadalë dhe me kujdes. Bëjeni këtë për 5-10 minuta në mëngjes derisa të ndjeheni pozitivë dhe me energji.

8-Hapni dritaren

Ndonjëherë edhe pasi jeni çuar nga krevati, ende ndjeheni sikur mendja juaj është ende në gjumë. Hapni dritaren ose akoma edhe më mirë, dilni në ballkon kur moti është i mirë. Merrni frymë thellë dhe do të shihni gjithçka shumë qartë.

9-Pini një gotë me ujë

Mënyra më e mirë për të përgatitur porcionin kundër-gjumë është të shtoni pak limon dhe një lugë çaji me mjalt në ujin tuaj. Pijeni këtë kokteil në mëngjes dhe do të pushtoni botën.

10-Hani një mëngjes të mirë

Shmangni ushqimet dhe pijet me nivel të lartë sheqeri sepse provokojnë një efekt me “stomak të rëndë” dhe të bëjë që të ndjeheni të përgjumur.Mëngjesi juaj duhet të jetë i shijshëm dhe i shëndetshëm në të njëjtën kohë.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress