Në këtë artikull kemi një listë me 10 kompanitë blockchain më me vlerë në botë.

10 kompanitë blockchain më me vlerë në botë

Unikornët, kompanitë të cilat kanë kaluar vlerën e 1 miliardë dollarëve, janë të pakta. Akoma edhe më i kufizuar është numri i tyre në hapësirën krypto.

Në këtë artikull kemi një listë me 10 kompanitë blockchain më me vlerë në botë.

Bitmain – 12 miliardë dollarë

Bitmain është kompania me vlerën më të madhe në botë në industrinë krypto. Firma e minierave të kriptomonedhave ka akumuluar këtë pasuri duke shitur harduerë për gërmimin e bitcoin, duke operuar miniera kriptomonedhash dhe tërhequr investitorë.

Bitmain ka një vlerë prej 12 miliardë dollarë raportuar në Qershor të 2018.

Coinbase – 8 miliardë dollarë

Coinbase njihet për platformën e saj të tregtimit të kriptomonedhave por ka edhe burime të tjera të ardhurash si Coinbase Custody që ofron shërbime për investitorët institucionalë dhe Coinase Commerce që ofron shërbime për tregtarët. Kompania tha se në Tetor të 2018-ës kishte kaluar vlerën 8 miliardë dollarë.

Robinhood – 7 miliardë dollarë

Robinhood filloi si një platformë për tregtimin e stoqeve dhe filloi të shtonte tregtimin e kriptomonedhave në 2018. Kompania ka një vlerë prej 7 miliardë dollarë raportuar në Maj.

Ripple – 5 miliardë dollarë

Ripple është kompania përgjegjëse për kriptomonedhën e tretë më të madhe në treg. Kompania gjithashtu operon disa shërbime pagesash të cilat ofrohen nën banerin RippleNet. Në Shtator të 2018-ës, Forbes raportoi se kompania ka vlerë prej 4.7 miliardë dollarësh.

Kraken – 4 miliardë dollarë

Kraken është një tjetër bursë madhore e kriptomonedhave. Në Shkurt kompania pati një ekspansion të madhe pasi bleu një platformë për tregtimin e kontratave “futures.” Së fundi kompania mori një investim prej 13 milionë dollarësh e cila ka rritur vlerën në 4 miliardë dollarë.

Circle – 3 miliardë dollarë

Circle është një kompani shërbimesh krypto e cila nisi aktivitetin si një kompani pagesash përpara se të ofronte shërbimi tregtimi dhe investimi. Circle është përgjegjës për kriptomonedhën USD Coin, një monedhë shumë e njohur “stablecoin”. Në 2018-ën Circle arriti vlerën 3 miliardë dollarë pas një investimi 100 milionë dollarë.

Block.one – 3 miliardë dollarë

Block.one është kompania pas kriptomonedhës së shtatë më të madhe në botë dhe konkurrentit kryesor të Ethereum, EOS. Në Mars Bloomberg raportoi se kompania vlerësohet me 3 miliardë dollarë.

Binance – 2 miliardë dollarë

Binance është bursa më e madhe në botë e kriptomonedhave për nga volumi i tregtimit dhe gjithashtu ofron shërbime të tjera si Binance Coin dhe Binance Chain. Në Tetor CEO i kompanisë tha se Binance vlerësohet me 2 miliardë dollarë.

BitMEX – 3 miliardë dollarë

BitMEX është një bursë kriptomonedhash e cila ofron kryesisht kontrata “futurës” për investitorët. Në 2018-ën Times tha se vlera e kompanisë është 3.6 miliardë dollarë bazuar në fitimet vjetore. Por vlerësime të tjera thonë se nuk e kalon 1 miliardë dollarë.

Canaan Creative – 2 miliardë dollarë

Canaan Creative është një kompani e cila rënditet e dyta pas Bitmain për nga shitjet e harduerit të gërmimit të kriptomonedhave. Por fitimi i kompanisë ka qenë në rënie megjithëse ka ruajtur statusin e unikornit. Vlera e kompanisë përllogaritet mes 2 deri në 3 miliardë dollarë.