Kryeministri Edi Rama ka thënë sot ndër të tjera në Parlament: 

... duke qenë ne këtu 100 % jo 99%, por 100 % në të njëjtën linjë me SHBA dhe BE dhe natyrisht pastaj është e lehtë të kuptohet pse si çdo herë tjetër Ilir Meta nuk kursen as partnerët strategjikë dhe as dy aleatët e mëdhenj të palëkundur të Shqipërisë, SHBA dhe BE duke na vënë të gjithëve në një pozitë jo komode dhe të turpshme, sepse insinuon haptaz se këto përfaqësi të nderuara të shteteve që janë qysh në ditën e parë të procesit të reformës në drejtësi promotore dhe mbështetëse të kësaj reforme, akuzohen si të korruptuara.

Nuk ja vlen të harxhosh rreshta me një krizë pallati si kjo që vijon që nga viti 2013, por nuk mund të mos pyesësh kur sheh se kryeministri i vendit ka siguri vetëm te shifra 100%:

E para: Çfarë duhet të mendojmë për këta partnerë që mbështesin 100% shumicën kur ta zëmë edhe ekspertët janë të ndarë?

E dyta: Nëse z. Rama ka mbështetje 100% nga ShBA dhe BE për këtë çështje, sa është mbështetja që ka nga shqiptarët? Shpresojmë që shqiptarët te kenë ende rëndësi. 

Dhe së treti: Nëse shumica është e bindur në qëndrimin e vet pse importon legjitimitetin nga jashtë?