Kryetari i bashkisë së qytetit të rrethuar të Mariupolit i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se të paktën 10,000 civilë kanë vdekur në portin jugor që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.

Kryebashkiaku Vadym Boychenko tha të hënën se kufomat ishin “të mbuluara nëpër rrugë”.

Ai po fliste nga një vend i panjohur në Ukrainë, por që dukej se ishte jashtë qytetit.

Ai shtoi se ka ende 120,000 civilë në Mariupol dhe se ata kanë nevojë urgjente për ushqim, ujë dhe ilaçe.

Boychenko theksoi gjithashtu se kishte marrë raporte për rusët që mblidhnin trupa dhe i ruanin në frigoriferë në një qendër të madhe tregtare.

“Kanë mbërritur krematoriumet e lëvizshëm në formën e kamionëve”.

BBC shkruan se nuk ka qenë në gjendje të verifikojë pretendimet e kryebashkiakut, për të cilat ai tha për Associated Press se bazoheshin në burime të shumta.