Enver Robelli

12 milionë euro janë shumë!

Komuna e Prishtinës paska vendosur të shpallë tender në vlerë prej 12 milionë euro (!) për konsulencë. Me këta 12 milionë euro blihet kinse dija nga jashtë për të themeluar të ashtuquajturin “Shërbim i Arkitektit të Kryeqytetit”. Një kryeqytet që vlon nga bërlloku, nga mungesa e ujit, nga rrugët e këqija, nga ajri i ndotur, nga duhma e karburanteve të “autobusëve të rinj”, një kryeqytet me rreth 200 mijë banorë që nuk ka impiant modern për trajtimin e ujërave të zeza dhe zezonave të tjera, një kryeqytet i menaxhuar keq (me dekada), me prona publike të uzurpuara nga mafia politike, me mbindërtime e ndërtime skandaloze që zënë frymën e njerëzve – ky kryeqytet e ka ndërmend t’i harxhojë 12 milionë euro për “konsulenca”.

Mirë për “konsulentët”, keq për qytetarët e Prishtinës.