Brenda 24 orëve kanë vdekur 12 persona të infektuar me COVID19 të cilët kanë qenë duke u trajtuar në klinikat e QKUK-së. Megjithatë, edhe pas humbjes së jetës së 12 personave, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nuk është bërë i gjallë.

Ndërkohë, në Klinikën Infektive janë mbledhur të gjithë udhëheqësit e QKUK-së, përfshirë edhe drejtoreshën. Pavarësishtë përpjekjeve nga Periskopi, askush nga kjo klinikë nuk ka pranuar të flasë për ngjarjet e fundit në Infektivë.

Periskopi ka provuar të kontaktojë edhe me zyrtarë të Policisë për informim për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

Deri më tani, nuk është paralajmëruar asnjë konferencë e ministrit të shëndetësisë, e as ai vetë nuk ka reaguar.

Kontakti me Ministrin e Shëndetësisë është i pamundur.

Ndërkohë, pas konfirmimit të 8 vdekjeve vetëm gjatë ditës së shtunë dhe shtimit të rasteve në ditët e fundit, kryeministri Avdullah Hoti, do të zhvillojë sot një takim me krerët e institucioneve shëndetësore në vend.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, e cila ka njoftuar se të dielën në ora 13:00.