Është viti 1927. Shqipëria ishte aq e pazhvilluar, me zona të tëra të lëna pas dore, sa që nis të shndërrohet në atraksion për gazetarët, historianët apo antropologët e huaj – gati siç janë sot fiset e harruara të Amazonës apo të Afrikës.

Kështu, gazetari Joseph Roth, gjatë një vizite që bën në kryeqytetin e Shqipërisë, do të thotë: “Tirana është një minierë subjektesh sensacionale: rrugët janë me kalldrëm, komplikacionet politike janë të shumta dhe vendi i ngjan një ‘molle sherri’”. Ndërsa, për Shqipërinë në përgjithësi do të thotë: “Shqipëria është pikërisht në gjysmë të udhës, midis gjakmarrjes dhe Shoqatës së Kombeve”.