Miqësitë virtuale nuk janë të mjaftueshme sidomos kur flasim për një moshë të vogël të fëmijëve. Ato kanë mundësi nga më të ndryshmet për tu njohur me shok dhe shoqe në jetën reale. Nëse fëmija juaj vazhdimisht luan lojëra me shokët virtual, në vend që të krijojë miqësi me fëmijët e tjerë në jetën reale, mund të jetë diçka shqetësuese.  Ju duhet të pyesni veten edhe nëse fëmija juaj e di se si t’i bëj miq jashtë  ose nëse ai ka aftësi sociale për ta bërë atë.

Natyrisht, ju e dini që luajtja ka ndryshuar që nga fëmijëria juaj dhe se lojërat virtuale janë ato që fëmijët bëjnë këto ditë, por tani që ai/ajo kalon pothuajse tërë kohën duke luajtur video lojëra me miqtë në internet, ju jeni të shqetësuar se ai nuk po bën miqësi të vërteta. Nqs mundoheni të komunikoni dhe ai nuk ju dëgjon sepse mendon që miqësia virtuale është ajo më e mirë atëherë këto mënyra më poshtë mund t’ju ndihmojnë.

Dilni së bashku për të mësuar kush është shoqëria e vërtetë: Baza e të gjitha miqësive është që të ketë lidhje të ngushta, pajtueshmëri, lidhje emocionale, kontakt të vazhdueshëm, aktivitete të përbashkëta dhe, mbi të gjitha, besim dhe besnikëri. Këto gjëra një fëmijë mund t’i kuptojë vetëm nqs e ndihmoni të ketë shok dhe shoqe dhe nga të njohurit tuaj.

Mos u dorëzoni menjëherë: Në rolin tuaj si prind, shpesh jeni të angazhuar në biseda të vështira. Dhe më e rëndësishmja, ju nuk i keni ato me dikë që dëshiron të bisedojë me ju. Por mos u dorëzoni. Ndoshta fëmija nuk do t;ju dëgjojë menjëherë por me kalimin e kohës do të gjeni mënyra të ndryshme për t’ja arritur qëllimit.

Ndihmoni  fëmijën tuaj të ketë aftësi sociale: Shumica e fëmijëve që ndërtojnë marrëdhënie në jetën virtuale të internetit angazhohen në shmangien sociale. Sepse me shuam mundësi jeta reale dhe krijimi i miqësive është i vështirë për ta.  Kjo është arsyeja pse gjetja e një ndihme dhe profesionale për fëmijën tuaj është thelbësore për përmirësimin e aftësive të tij shoqërore dhe lëvizjen nga miqësitë virtuale në jetesën e vërtetë.

/MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress