Nuk po ndiheni edhe aq të lumtur këtë periudhë të vitit? Nuk jeni vetëm. Për shumë njerëz, festat e fundvitit sjellin po aq stres sa edhe gëzim. Por ka mënyra se si mund ta ulni këtë stres.

Gjëja më e mirë që mund të bëni është që ta sillni vëmendjen tuaj në të tashmen. Vetëm stresoheni kur mendoni më shumë për të shkuarën dhe të ardhmen sesa për të tashmen.

Por, disa këshilla më praktike janë:

  1. Pranoni papërsosmëritë

Kur fillojmë të bëhemi gati për festa, shpesh krijojmë shumë pritshmëri për veten tonë dhe pastaj mërzitemi nëse gjithçka nuk shkon sipas këtyre pritshmërive.

Para se të filloni përgatitjet, kini parasysh se jo çdo gjë do të shkojë fiks ashtu si e keni planifikuar në mendjen tuaj. S’ka problem edhe nëse nuk është gjithçka perfekte, e përsosur. Papërsosshmëria është normale. Për disa nga ne mund të duhet vetëm pak praktikë.

  1. Mos humbisni fokusin e asaj që është e rëndësishme

Kjo periudhë e vitit mund të jetë e rrëmujshme, me radhë të gjata e trafik të rënduar. Nëse jeni të stresuar nga gjithë kjo, pyesni veten:

Çfarë rëndësie ka kjo në skemën e madhe të gjërave? Edhe pse ky moment që po pres në radhë ose trafik shtë stresues, mund të bëj diçka që të jetë më pak i tillë, ose ta kthej në një moment reflektimi? Sigurisht.

Mendoni për çdo gjë të mirë që ka ndodhur atë ditë, ose bëni një listë në mendjen tuaj të gjërave për të cilat jeni mirënjohës.

  1. Përgjigjuni me mirësi

Nuk mund ta ndryshoni mënyrën se si sillen të tjerët këtë periudhë festash, por mund të ndryshoni mënyrën se si i përgjigjeni situatave. Kini parasysh që festat e fundvitit janë veçanërisht të vështira për ata që janë vetëm. Mundohuni të bëni diçka të mirë për ata që njihni dhe që do i kalojnë festat pa njerëzit e tyre afër. Nëse tensionoheni më dikë, merrni frymë thellë dhe mundohuni të jeni sa më të qetë e me mendje të qartë.

  1. Rimendoni vendimet që keni marrë për ndryshimet që do bëni vitin që vjen

Shumë njerëz bëjnë një listë ndryshimesh që duan të bëjnë për vitin që vjen. Kjo në fakt është diçka e mirë, por në mënyrë që këto gjëra të arrihen me sa më pak stres, ndiqni këto këshilla:

  • Filloni me gjëra të vogla. Ndajeni qëllimin që i keni vënë vetes në hapa më të vegjël nëse është e mundur. Për shembull nëse keni si qëllim humbjen e peshës, nuk ka nevojë që kjo të jetë drastike, mund ta bëni atë gradualisht.
  • Tregohu i mirë me veten. Nëse nuk e keni arritur një qëllim që i keni pas vënë vetes, mos u tregoni shumë kritikë, hiqni dorë nga negativiteti drejt vetes dhe mendoni mënyra të tjera se si mund ta arrini atë.