Gjatë ditës së djeshme ishte dita e veteranit në Kosovë.
Këtë ditë shumë e festuan. E festuan edhe ata që nuk janë veteranë, edhe ata që nuk ishin në luftë por përfituan nga lufta.
Këtë ditë e festuan edhe dezertorët, andaj numri i 13458 veteranëve i vërtetë është rritur në mbi 50 mijë të tillë.
Kështu, në një listë të publikuar, tregohet qartë se sa veteranë ishin në Kosovë.
Në të gjitha rajonet e Kosovës është numri i saktë.
Në Dukagjinin e Ramush Haradinajt i cili thoshte se ishin 50 mijë, duket se numri ishte vetëm 1537, ndërsa Shtabi i Përgjithshëm i kishte vetëm 39 të tillë.
Drenica, 2611, Pashtriku 1715, Shala 1253, Llapi 4523, Karadaku 347, Batalioni 1/60 110, Qendra shkollore 20, Brigada e Logjistikës 40.
Pra gjithsej në Kosovë ishin 13458 veteranë.