Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbisni peshë apo të ruani peshën ekzistuese, numërimi i kalorive është i rëndësishëm në çdo situatë. Sasia e kalorive që konsumoni çdo ditë ndikojnë në peshën tuaj dhe energjinë për të kryer punët e përditshme.

Por në këto kohë moderne, kur çdo person është i shqetësuar rreth peshës që ka, njerëzit po përpiqen që të marrin sa më pak kalori, duke harruar faktin se dhe ngrënia e pakët mund të ketë një impakt negativ në shëndet.

Të hash më pak kalori njëherë në disa kohë nuk ndikon shumë, por nëse kjo ndodh shpesh mund të shkaktojë probleme mendore, emocionale dhe fizike.

Pesë shenja që tregojnë që ju po merrni pak kalori dhe keni nevojë të rrisni sasinë e tyre janë:

  • Rënia e flokëve

Rënia e 3 – 4 fije flokësh në ditë është normale. Por nëse vini re një shtim të rënies së flokëve, atëherë kjo mund të jetë diçka për t’u shqetësuar. Rënia e tepërt e flokëve mund të paralajmërojë se një person nuk po merr kalori të mjaftueshme. Marrja e kalorive të mjaftueshme, proteina, biotina, hekuri dhe lëndë të tjera ushqyese janë të rëndësishme për flokë të butë dhe të shëndetshëm.

  • Imunitet i ulët

Sëmureni shpesh? Nëse filloni të kolliteni dhe të tështini edhe me një ndryshim të vogël të temperaturave, atëherë duhet të kujdeseni për zakonet tuaja të ushqyerjes. Nën – ngrënia do të thotë që trupi juaj nuk po merr mjaftueshëm lëndë ushqyese për të ruajtur një sistem imunitar të shëndetshëm dhe për të luftuar sëmundjet. Si rezultat, do të sëmureni më shpesh dhe do t’ju duhet më shumë kohë që të përmirësoheni pas një sëmundjeje.

  • Të pasurit ftohtë

Po, marrja e kalorive dhe temperatura janë të lidhura me njëra – tjetrën. Trupi juaj ka nevojë të djegë një sasi të caktuar kalorish për të prodhuar nxehtësi, gjë që ndihmon në ruajtjen e temperatuarve të brendshme. Kur hani më pak, trupi nuk merr mjaftueshëm kalori dhe e ka të vështirë të ruajë temperaturën e trupit. Kjo është arsyeja që mund të keni të ftohtë gjatë gjithë kohës.

  • Probleme me lëkurën

Lëkura e thatë, çarjet në anët e gojës dhe thonj të dobët, të gjitha janë shenja të defiçencës nutricionale. Kryesisht, problemet me lëkurën i shkakton mungesa e vitaminës E. Nëse kohët e fundit po vini re ndryshime të mëdha në lëkurën tuaj, atëherë duhet të kujdeseni për zakonet tuaja të të ushqyerit.

  • Të ndjerit i irrituar

Të ndjerit i irrituar apo i bezdisur është një simptomë tjetër e mungesës së kalorive. Kur hani më pak, ndiheni të uritur më shumë, gjë që ju bën të ndiheni të irrituar dhe të humbisni përqendrimin pa ndonjë arsye.