Vetëbesimi dhe siguria, janë dy ndër cilësitë që kanë një rendësi të posaçme në paraqitjen tonë në punë. E ndërsa mënyra se si punojmë ka ndryshuar për shkak të kufizimeve të vendosura si rrjedhoje e masave parandaluese të koronavirusit, email-et kanë filluar të zevendësojnë prezencën tonë fizike në punë. Mirëpo, dhe nëpërmjet tyre ne mund të paraqesim veten dhe karakterin tonë. Më poshtë do të gjeni të renditura 6 fjalë që ju bëjnë të dukeni totalisht të pasigurt kur dërgoni një email, dhe do ju tregojmë me shembuj konkretë si mund t’i shmangni ato.

  1. “Vetëm”

Shembull: “Unë thjesht/vetëm doja të pyesja nëse keni ndonjë reagim në lidhje me dokumentin që ju dërgova.”

Pse nuk funksionon: ‘’Vetëm” nënvizon rëndësinë e detyrës ose sendit të punës që diskutohet; kjo nënkupton që sendi nuk duhet të përcaktohet me përparësi ose nuk kërkon aftësi, kohë ose vëmendje të konsiderueshme’’.

Në vend të fjalës thjesht ose vetëm, mund të shkruani:  “A keni reagime në lidhje me dokumentin që ju dërgova? Më duhen deri në fund të ditës ”.

2.”Ndoshta”

Shembull: “Unë ndoshta mund t’jua dërgoj dokumentin deri në mesditë.”

Fjalë të ngjashme: ndoshta, shpresojmë, në mënyrë ideale, mbase, e mundshme, duhet të eliminohen

Pse nuk funksionon: “Ndoshta” nënkupton pasiguri. Nëse hezitoni për diçka, siguroni një alternative më realiste.

Në vend të këtyre fjalëve mund të përdorni: “Unë nuk do të jem në gjendje ta dërgoj dokumentin që më kërkoni deri në mesditë sepse duhet të përfundoj një detyrë tjetër, por mund t’jua dërgoj atë në fund të ditës.’’

3.”Përpiqem’’

Shembull: “Do të përpiqem të punoj mbi artikullin që më dërguat”.

Pse nuk funksionon: Kjo fjalë, lë të nënkuptohet se ju nuk jeni të sigurt në aftësitë tuaja për të mbaruar punën në kohë. Nuk ka asgjë të keqe të kërkoni ndihmë, pasi kështu i tregoni njerëzve që jeni të shqetësuar për të bërë diçka korrekte për të arritur qëllimin nëse nuk mundeni i vetëm.

Në vend të fjalës përpiqem mund të përdorni: “Unë do ta ndryshoj artikullin tani. Kam disa pyetje para se të filloj të punoj; keni kohë të takoheni për pesë minuta? ”

4.“Mendoni”

Shembull: “Unë mendoj se duhet të kontrollojmë numrin e qelizave të bardha të pacientit.”

Fjalë të ngjashme: për mendimin tim, personalisht, nuk jam i sigurt, por ndihem si

Pse nuk funksionon: Ai u jep njerëzve të drejtën për të hedhur poshtë ato që doni të thoni. Jini të sigurt në vlefshmërinë e rekomandimit tuaj.

Në vend të këtyre fjalëve përdorni: “Le të kontrollojmë numrin e qelizave të bardha të pacientit.”

5. ”Ndonjë gjë”

Shembull: “Pashë ankesën e klientit.. Unë do t’u ofroj atyre një zbritje ose ndonjë gjë tjetër.’’

Fjalë të ngjashme: diçka, disa të tilla

Pse nuk funksionon: Jo vetëm që “ndonjë gjë” tingëllon si kundërshtuese, por gjithashtu nënkupton që nuk shqetësohesh me të vërtetë lidhur me çështjen në fjalë, dhe këto fjalë vënë në pikëpyetje të madhe profesionalizmin tënd.

Në vend të kësaj fjale mund të përdorni: “Unë pashë ankesën e klientit për dorëzimin me vonesë të përgjigjeve të analizave. Unë do t’u ofroj atyre një zbritje në porosinë e tyre të ardhshme.

6. ”Më vjen keq”

Shembull: “Më vjen keq, kam një takim në 1 pasdreke, por mund të takohemi në orën 2.

Fjalë të ngjashme: kërkoj falje, më vjen keq

Pse nuk funksionon: Në situata të tilla këto fjalë janë totalisht të panevojshme dhe tregon haptazi dobësinë tuaj. Tregoni me zë të lartë planet tuaja dhe kërkoni çfarë ju duhet pa kërkuar falje më parë.

Në vend të këtyre fjalëve mund të përdorni “Unë kam një takim në 1 pasdreke. A jeni i disponueshëm në orën 2 pasnesër? ”