Rritini fëmijët në mënyrë që t’i përballojnë me trurin e tyre vështirësitë e jetës.

Pak kush prej nesh do të preferonte qëndronte mbi njërën këmbë ndërkohë që mund t’i përdorë te dyja.

Por çuditërisht, shumë prej nesh – veçanërisht fëmijët – përdorim vetëm një pjesë të kapacitetit të trurit për t’u përballur me sfidat e jetës. Sigurisht, fëmijët nuk e bëjnë me dashje këtë shtypje të aftësive të tyre trunore; problemi është se funksione të ndryshme të trurit zhvillohen me shpejtësi të ndryshme, dhe, si rezultat, fëmija juaj nuk është gjithnjë i familjarizuar me secilin prej tyre.

Ndaj, është detyra juaj si prind ta ndihmoni fëmijën të eksplorojnë funksionet e reja të trurit të tyre – siç është aftësia për të arsyetuar – dhe t’u tregoni atyre se si t’i përdorin këto aftësi në kombinim me vetitë e tjera të trurit me të cilat fëmija është familjarizuar tashmë.

Në këtë artikull ju do të mësoni:

  • Si ta qetësoni fëmijën tuaj kur ai ose ajo dyshojnë se fshihet një monstër në raft, apo prapa dritares.
  • Pse një sjellje grindavece në një restorant luksi mund të jetë një gjë e mirë, dhe…
  • Çfarë ndodh në trurin tuaj kur ju përpiqeni t’i jepni një emër një ndjesie.
  • Si të veproni kur fëmija mbetet si i ngrirë prej frikës në një situatë aspak të rrezikshme?

Të rrisësh fëmijë të shëndetshëm do të thotë t’u mësosh atyre si të përballen me situatat e ndryshme në mënyrë konstruktive

Çdo prind i ri mbytet me këshilla se si duhet t’i ushqejnë fëmijët, si t’i veshin, s’i t’i lajnë e s’i t’i pastrojnë, etj, etj,… lista vazhdon gjatë. Por është një fushë e njohurive thelbësore për rritjen e fëmijëve që askush nuk e shpjegon: si duhet ta ushqejmë trurin e fëmijës? Për ta bërë këtë kërkohet që ju t’i mësoni fëmijës si t’i interpretojnë dhe t’i përballojnë situatat e tyre.

Në fundit të fundit, truri ynë përcakton se kush jemi dhe çfarë bëjmë, dhe ai formohet nga përjetimet. Përvojat dhe përjetimet e formësojnë trurin.

Prandaj, qasja juaj në situata të ndryshme përbën aspektin qëndror të prindërimit, por kjo nuk do të thotë se ju duhet ta shmangni fëmijën nga situatat e vështira. Madje, është detyra juaj që të siguroheni se fëmija juaj po e përdor gjithë kapacitetin e tij për t’ia dalë mbanë në një situatë të caktuar.

Por si mund të mësojmë fëmijët që të përdorin gjithë kapacitetin trunor? Si fillim duhet të fillojmë të përdorim tonin.

Nëse ti si prind e përdor gjithë kapacitetin trunor po ashtu edhe fëmija do fillojë të të imitojë ty. Për shembull, kur fëmija juaj fillon të qajë nga llastimi, në vend që ta humbni toruan ose ta shihni shtrembër apo të mos ia varni fare, përdorni interesimin e sinqertë që të kuptoni se çfarë e shqetëson ndërkohë që jeni duke e përdorur pjesën tjetër të trurit për të mbajtur nën kontroll dufin tuaj.

Truri përbëhet nga dy hemisfera të ndryshme që kanë nevojë të balancohen.

A keni provuar ndonjëherë t’ia mbushni mendjen një 2 vjeçari? Nëse po, tashmë e dini se është një lodhje e kotë, dhe ja përse:

Truri njerëzor përbëhet nga dy hemisfera, shpesh të quajtura ndryshe si dy trutë. Secili kryen funksione komplet të ndryshme nga tjetri. Hemisfera e majtë kërkon një kohë më të gjatë për t’u zhvilluar dhe është përgjegjëse për aftësitë renditëse, për të folurën dhe për logjikën, ndërsa hemisfera e djathtë shërben për të na ofruar atë pamjen gjithsejtë të gjërave, kuadrin e plotë, jo detajet, për shenjat, imazhet dhe ndjesitë.

Ngaqë truri i djathtë zhvillohet më shpejt, ai e dominon krejtësisht anën logjike të majtë derisa fëmija të bëhet 3 vjeç. Kjo është arsyeja përse e kemi të vështirë dhe të pamundur t’ua mbushim mendjen me logjikë fëmijëve të vegjël – sepse ata e kanë të pamundur që ta shohin anën logjike të gjërave.

Fëmijët e vegjël janë dominant në anën djathtas trurit, por njëherë që hemisferat janë zhvilluar që të dyja, është ky momenti kur fillon të bëhet tepër problematike mbështetja vetëm tek njëra prej tyre.

Si e tillë, të mësosh fëmijën tënd t’i ushtrojë që të dyja hemisferat është kritike dhe, kur ditëlindja e 3-të e fëmijës tuaj të jetë duke afruar, dy strategji mund t’ju vijnë në ndihmë.

E para quhet sikronizo dhe ridrejto, dhe është krijuar për ta ndihmuar të voglin tuaj kur atë po e lodhin shqetësime të palogjikshme, siç është monstra në dollap.

Filloni të sinkronizoheni me ndjesitë e saj. Qetësojeni dhe tregoni interesim të sinqertë që t’ia ndihmoni anën e djathtë. Pastaj, ridrejtojeni fëmijën në anën logjike duke aktivizuar kapacitetin e tij për të arsyetuar. Në këtë rast, ju mund ta hapni dollapin dhe t’ia vërtetoni se nuk ka asnjë monstër aty.

E dyta quhet emërto dhe zbut. Nxitini fëmijët që t’i përshkruajnë përjetimet e tyre, bashkë me ndjesitë që kanë provuar në to. Kjo do t’i lidhë funksionet e trurit të majtë siç është gjuha dhe të folurit me ndjesitë dhe mendimet e anës së djathtë. Sa herë që ne i vëmë një emër një emocioni, truri ynë e ul aktivitetin në zonat përgjegjëse për emocionin në fjalë, për rrjedhojë duke ia ulur ngarkesën emocionale.

Truri ynë përveç ndarjes majtas e djathtas, ka edhe ndarjen horizontale të funksioneve, pra, truri i poshtëm dhe truri i sipërm.

Kur vogëlushi juaj ka atë momentin e llastimit dhe fillon të qajë e të bërtasë, a jeni ju apo ai në kontroll të situatës?

Epo, siç mund ta merrni me mend, edhe kësaj here përgjigjja ka të bëjë me balancimin e trurit të sipërm me të poshtmin, ose primitive, të trurit njerëzor.

Pjesa primitive e trurit tuaj kontroll funksionet bazike që na mbajnë gjallë, siç është frymëmarrja, impulset dhe emocionet e forta siç është zemërata. Kur kjo pjesë ka marrë kontrollin e sjelljes tuaj, mund të ndodhë që edhe të shpërtheni emocionalisht tamam ashtu si i vogli juaj, apo të na shtyjë në ndonjë reagim të tepruar që t’i themi një shoqeje që është e shëmtuar.

Ky është momenti kur pjesa e sipërme e trurit futet në lojë për të mbajtuar drejtpeshimin. Që na bën të frenohemi. I njohur ndryshe edhe si korteksi cerebral, kjo pjesë e trurit tuaj është përgjegjëse për kontrollimin e impulseve, të menduarit, planifikimi, dhe vetnjohjes. Tashmë, mund ta keni të qartë se cila pjesë është më e zhvilluar tek fëmijët, pjesa primitive është dominante; pjesa e sipërme e trurit, qendra e kontrollit, kërkon shumë më tepër kohë për t’u maturuar, duke ua bërë më të thjeshtë pjesës së poshtme që të bëjë ligjin, të marrë kontrollin, veçanërisht amigdalën.

Kjo zonë me madhësinë e një bajameve përpunon emocionet dhe mund të marrë kontrollon e të gjithë trurit të sipër, veçanërisht te fëmijët, duke i shkarkuar një shtrëngatë hormonesh stresi duke e bërë të shpërthejë përpara se të mendojë. Kjo natyrisht mund të çojë në shumë situata të pakëndshme, por ekzistojnë strategji të ndryshme për ta ndihmuar fëmijën tuaj t’i balancojë pjesët e ndryshme të trurit.

Së pari, pyeteni fëmijën e nevrikosur çfarë ndodhi e nëse ajo gjë u shkaktoi zemërim. Pastaj kërkojini asaj që të ofrojë një zgjidhje. Në këtë mënyrë, ju kërkoni ndërhyrjen e trurit të sipërm të fëmijës, në vend që ta ngacmoni edhe më tepër trurin e poshtëm të saj, p.sh, duke e dënuar fëmijën.

Së dyti, nxiteni atë që të përdorë trurin e sipërm sa herë t’ju jepet mundësia, pastaj lërini që ajo ta marrë vetë vendimin dhe pyetini që të përshkruajnë pse u sollën në një mënyrë të caktuar. Kjo do ta kalisë trurin e sipërm duke e detyruar që të krijojë sa më shumë rrjeta neurale atje.

Së fundi, qetësojeni pjesën e poshtme të trurit të fëmijës nëpërmjet aktivitetit fizik. Për shembull, nëse ajo ndjehet e lodhur nga detyrat e shtëpisë të ngarkuara nga shkolla, dilni një xhiro sëbashku përreth lagjes, për t’i dhënë qetësim trurit dhe për të përmirësuar gjendjen emotive.

Tani që e kuptuar sesi balancohet ana e majtë me të djathtës, dhe e sipërmja me të poshtmen, e trurit të fëmijës, tani erdhi momenti të kuptojmë sesi mund ta ndihmoni fëmijë tuaj të përballojë kujtimet – sidomos ato të vështirat.

Kujtimet mund t’u faniten fëmijëve, por ju mund t’i ndihmoni duke punuar me të shkuarën e tyre.

A ka ndodhur që fëmija juaj të ketë mbetur si i ngrirë në vend në një situatë aspak të rrezikshme? Nëse po, një memorie negative implicite mund të jetë për t’u fajësuar këtu. Fundja, memoriet tona ndikojnë sjelljet tona – edhe ato kujtime për të cilat nuk jemi të vetëdijshëm më.

Për shembull, kur flasim për kujtimet, zakonisht flasim rreth atyre të cilat i sjelljim në vëmendje. Këto janë ato që quhen kujtime eksplicite, si ai momenti kur gjetët një qime floku në sandwitch. Por ekziston edhe një kategori tjetër memoriesh për të cilat nuk jemi të vetëdijshëm, por që e ndikojnë fuqimisht sjelljen tonë.

Pra, le të themi se fëmija juaj ka kryer një ndërhyrje të dhimbshme mjekësore në vegjëli, të cilën ai nuk e kujton fare, por kur ajo duhet të shkojë tek tualeti i shkollës për të urinuar, nuk e kalon dot pragun e derës. Truri i saj është duke asociuar erën e dizinfektantit dhe pllakat e pavimentit me ato të spitalit kur u trajtua në vegjëli, dhe kështu ajo parapërjeton dhimbjen.

Kjo frikë mund të jetë paralizuese. Por ekzistojnë dy strategji që mund të vijnë në ndihmë për të alternuar memoriet e fëmijëve tuaj.

Mënyra e parë është duke u dhënë atribute pozitive dhe dashamirëse personazheve të mbresave negative të fëmijëve. Për shembull:

Në ndonjë rast vajza juaj mund të ketë humbur nëpër supermarket, por një zonë e moshuar e dashur e ndihmoi atë t’ju gjente ju.

Mënyra e dytë është duke e kthyer një memorie implicite në një memorie eksplicite, për të arritur këtë duhet t’u kërkoni fëmijëve që të përshkruajnë me detaje sikur të ishte një film, të gjitha llojet e gjërave që u solli në mendje një situatë negative si ajo me tualetin e shkollës. Në këtë mënyrë fëmijë do të kalojë automatikisht në vetëdije, dhe ngarkesa emocionale ndaj një memorieje negative herës tjetër do të jetë më e vogël, derisa të shkojë drejt shuarjes.

Shpjegojani fëmijës se emocionet shkojnë dhe vijnë, duhet t’i lejojnë ato të rrjedhin, natyrshëm duke i vrojtuar me syrin e mendjes dhe duke gjetur fjalët sa më të sakta për t’i përshkruar, emocionet kalojnë, koha mesatare e një emocioni është 90 sekonda, përfshirë edhe frikën.

Truri është një organ social i njeriut dhe ju duhet të ushqeni aftësitë e fëmijës për të krijuar lidhje me të tjerët.

Prandaj, që të mbështesni trurin social të fëmijës tuaj, bëje jetën familjare të gëzueshme. Një mënyrë e shkëlqyer është ajo e prindërimit argëtues. Silluni “çuditshëm” dhe luani sa më shumë lojra! Përgatitini fëmijët për njohje të reja dhe vërtetojuani atyre se të jesh me të tjerët është argëtuese.

Luani sa më shpesh lojra të tipit “çfarë do të bëjë sikur…” për të zhvilluar sa më shumë trurin e sipërm të fëmijës.

Pyeteni vogëlushin tuaj të imagjinojë një situatë të vështirë si kjo:

“Çfarë do të bëje nëse xhaxhai do të falte 10 euro dhe t’i dëshiron aq shumë të blesh një lodër të re por xhaxhi të ka thënë se duhet t’i ndash paratë me motrën tënde?”

Një pyetje e tillë me drejtpeshim e nxit fëmijën që të imagjinojë skenarë në të cilët truri i poshtëm e shtyn të bëjë diçka të cilën ai e di se nuk duhet ta bëjë duke e udhëzuar kështu atë që t’i kontrollojë këto impulse me anë të trurit të sipërm kur situata të ndodhë vërtetë.