Mbajtja e një barku të sheshtë jo vetëm që ju bën të dukeni më mirë, por, mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë. Ata me perimetër të belit më të madh, kanë risk të shtuar për sëmundje të zemrës, diabet dhe madje edhe kancer. Humbja e peshës, sidomos e dhjamit rreth belit, përmirëson gjithashtu funksionimin e enëve të gjakut dhe përmirëson kualitetin e gjumit.
Ja disa mënyra se si mund ta largoni dhjamin e belit:
- Mundohuni të shmangni karbohidratet më shumë se yndyrnat
Studiues të universitetit Johns Hopkins krahasuan efektet e humbjes së peshës nëpërmjet dietës së ulët në karbohidrate dhe asaj të ulët në yndyrna. Ata me dietën e ulët në karbohidrate humbën 5 kg më shumë se ata me dietën e ulët në yndyrna.
Një përfitim ekstra i dietës së ulët në karbohidrate është se humbja në peshë ka një kualitet më të lartë, duke sjellë një humbje më të vogël në muskuj se dieta e ulët në yndyrna.
- Mendo një plan ngrënie, jo dietë
Zgjidhni një plan ngrënie të shëndetshëm, nga i cili nuk duhet të hiqni dorë. E mira e një plani me pak karbohidrate është se nuk është nevoja të numëroni kaloritë. Ju thjesht duhet t’i qëndroni planit dhe të mos konsumoni ushqime me karbohidrate dhe pa shumë fibër si psh. buka, pijet me gaz dhe të konsumoni ushqime që kanë më shumë fibër dhe proteina si perimet dhe mishrat e shëndetshëm.
- Mbaje veten në lëvizje
Aktivitëti fizik ndihmon në djegien e dhjamit abdominal. Kjo sepse ushtrimet fizike ndihmojnë në reduktimin e niveleve qarkulluese të insulinës, të cilët sinjalizojnë trupin që të depozitojë yndyrnat.
- Ngri pesha
Ngritja e peshave ndihmon në shtimin e masës së muskujve, gjë që shkakton djegien e më shumë kalorive gjatë një dite, si duke pushuar dhe duke u ushtruar.
- Lexo paketimet dhe etiketat e ushqimeve
Krahaso markat. Disa ushqime, si psh. kos apo qumësht, mund të kenë përmbajtje më të ulët yndyrnash, por kanë përmbajtje më të lartë karbohidratesh dhe sheqernash të shtuar. Ushqime si majoneza, salcat dhe shoqërueset e sallatave shpesh përmbajnë sasi të larta yndyrnash dhe kalorish.
- Largohu nga ushqimet e procesuara
Përbërësit e ushqimeve të paketuara janë shpesh plot yndyrna trans, sheqer të shtuar dhe kripë, 3 gjëra që e bëjnë të vështirë rënien në peshë.