Stresi mund të shkatërrojë shëndetin. Dhimbjet e kokës bëhen më të shpeshta, keni vështirësi për të fjetur mirë dhe mund të ndikojë edhe tek sistemi i tretjes.

Dr. Roger Henderson ka zbuluar disa nga problemet që shkaktohen si pasojë e stresit.

Sindroma e zorrës së irrituar

Kjo sindromë prek me miliona njerëz. 70% e mjekëve thonë se është gjendja që hasin më shpesh tek njerëzit që kanë probleme me tretjen. Dhimbjet shkaktohen nga tendosja e muskujve të zorrës dhe disa nga simptomat janë: dhimbjet abdominale, diarre, kapsllëk dhe fryrje të barkut.

94% e mjekëve britanikë thonë se kjo sindromë shkaktohet si pasojë e stresit.

Stomaku dhe zorrët janë të lidhur me miliona qeliza nervore, të cilat kontrollojnë dhe rregullojnë sistemin e tretjes. Këto qeliza nervore përçojnë mesazhe nga zorra në tru dhe e anasjella, prandaj shkaktohen këto probleme me zorrët kur jeni të stresuar.

Për të shmangur këto probleme, përpiquni të qetësoheni, bëni aktivitet fizik, ose provoni thjesht teknikat e frymëmarrjes që ju ndihmojnë të qetësoheni, shkruan gazeta Shendeti.

Djersitje e tepërt

Djersitja nga ambienti i nxehtë apo aktiviteti fizik shkaktohet nga gjëndrat ekrine të djersës, ndërsa djersitja nga stresi shkaktohet nga gjëndrat apokrine.

Sipas mjekut të familjes Roger Henderson, ka gati 4 milionë gjëndra të djersës në të gjithë trupin, ku pjesa më e madhe të cilave mund të gjenden tek pëllëmbët e duarve, thembrat e këmbëve, fytyrë dhe sqetulla.

Ky dy lloje gjëndrash që sekretojnë djersë. Lloji i parë janë gjëndrat ekrine, që shkaktohen zakonisht kur bëni stërvitje. Ndërsa të dytët janë gjëndrat apokrine, që sekretojnë djersë më shumë tek pjesa e sqetullave dhe shkaktojnë erë të keqe të trupit.

Sipas mjekëve, kur jemi të stresuar, këto gjëndra fillojnë të sekretojnë më shumë djersë në lëkurë.

Kërcitje e dhëmbëve

Studimet kanë gjetur një lidhje mes stresit dhe kërcitjes së dhëmbëve. E njohur si “bruxism”, kërcitja e dhëmbëve mund të ngelet e padiagnostikuar duke qenë se simptoma kryesore e saj është dhimbja e kokës. Simptoma të tjera janë: probleme me gjumin, dhimbje të veshit, qafës, shpatullave etj.

“Nëse dyshoni se vuani nga “bruxism”, është e rëndësishme të bëni një kontroll tek dentisti që t’ju japë diagnozën e duhur”, rekomandon mjeku i familjes Roger Henderson.

“Kërcitja e dhëmbëve mund të shkaktohet nga disa faktorë, si problemet me gjumin, stresi, ankthi ose konsumimi i alkoolit ose kafeinës”.

Rënie të flokëve

Stresi për një kohë të gjatë mund të shkaktojë rënie të flokëve. Sipas ekspertëve, hormonet e stresit bëjnë që gjëndrat e qimeve të bien në letargji, dhe si rezultat shkaktohet rënia e flokëve kur i lani ose krihni.

Nëse ju bien flokët në mënyrë drastike, duhet të konsultoheni me një mjek, pasi kjo mund të jetë një shenjë e një problemi më serioz me shëndetin.

Pagjumësi

Stresi dhe netët e gjata pa gjumë shoqërojnë njëra-tjetrën.

Mënyra e vetme që të flini është të qetësoheni dhe largoni stresin.

Lodhje

Lodhja shkaktohet si pasojë e pagjumësisë dhe stresit. Pjesa më e madhe e popullsisë ka probleme me gjumin për shkak të shqetësimeve lidhur me punën dhe të ardhurat ekonomike.