Të qenurit prind është ndoshta puna më e vështirë në botë. Që në momentin që fëmija vjen në jetë, nuk ka ditë pushim, puna është me kohë të plotë dhe gabimet mund të paguhen shtrenjtë. Aq sa ju edukoni jë fëmijë, po aq shumë mësoni dhe prej tyre. Djalë apo vazjë nuk ka rëndësi për ju, por MekuliPress do të ndajë me ju sot 9 fraza të cilat nuk duhet t’ia thoni kurrë vogëlushes suaj !

1. “Mos qaj”
Gjithkush ka të drejtë të shprehë emocionet . Nëse ju i tregoni vajzës që është shenjë dobësie të qani, jeni duke i thënë se ndjenjat e saj nuk kanë vlerë për ju.


2. “Do t’i largosh djemtë *do t’i trembësh, po u solle kështu”
Vajzat nuk kanë nevojë për miratimin e djemve përpara se të bëjnë diçka që duan. Mendimi i njerëzve nuk vlen më shumë sesa dëshirat e vajzës suaj. Lëreni të bëjë çfarë të dojë dhe nëse ai veprim kategorizohet si shumë mashkull apo vetëm për djemtë.


3. “Nuk bëhet kështu, më lër mua sepse ti nuk di” 
Lëreni të dështojë derisa të ketë sukses. Nëse ju merrni çdo gjë nën kontroll, nuk i lini hapësirë vajzës suaj të kuptojë apo të dijë si të sillet në një situatë të caktuar në të ardhmen.
4. “Je trashë. Je shëndoshur?”
Asnjë vajzë, pavarësisht nga mosha e saj,nuk duhet të ndihet e gjykuar nga pamja. Inkurajojeni të përqafojë një stil të shëndetshëm jetese, por zgjidhni mënyrën e duhur.


5. “Kjo nuk është për vajzat”
Nëse vajza juaj dëshiron të merret me KickBox lëreni, nëse dëshiron të studiojë inxhinieri lëreni !! Mos lejoni që grupe të caktuara shoqërore të vendosin se çfarë është e duhur për një vajzë apo për një djalë. 
6. “Je shumë përtace, vajzat duhet të jenë punëtore “.
7. “Dukesh qesharake, nëse e bën këtë gjë”
8. “Pse nuk mund të jesh si vëllai / Motra jote?


Asnjëherë mos e krahasoni vajzën tuaj me dikë tjetër. Ajo duhet të ndihet rehat duke qenë vetvetja dhe unike. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress