• Vazhdo të ecësh. Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, rëndësi ka të ecësh në rrugën e duhur, pasi ashtu ke për të për ta arritur atë çfarë dëshiron.
  • Shoqëria ka shumë vlerë për ty. Ti je po aq i/e mirë, sa miqtë që të rrethojnë, ndaj bëj kujdes të zgjedhësh njerëzit e duhur dhe t’i trajtosh ata në mënyrën e duhur.
  • Gjërat e mira e kanë një çmim. Gjërat e vështira kërkojnë mundin, të lehtat arrihen kollaj. Është e lehtë të përqendrohesh tek gjërat negative dhe e vështirë të përqendrohesh tek ato pozitive. Zgjidh të dytën.
  • Është e lehtë të përqendrohesh tek padrejtësitë. Ndaj, mos u fokuso aq shumë tek e shkuara dhe tek situatat negative, me të cilat po përballesh, por fokusohu tek ato që do të ndihmojnë në të ardhmen tënde.
  • Mendoji pasojat e çdo veprimi pa e bërë atë akoma. Kur sheh se inati po të rritet, mendo për pasojat, sepse inati nuk të çon asnjëherë në diçka pozitive.
  • Përshtatu. Kur e sheh se nuk po i arrin dot synimet që i ke vendosur vetes, mos i ndrysho synimet. Ndrysho veprimet që ndërmerr për t’i arritur ato.
  • Ti mund të mësosh diçka nga çdokush. Nëse unë eci me dy njerëz pranë, secili nga ata do të më shërbejë si mësues. Unë do të zgjedh anët e mira të njërit për t’i imituar dhe anët e këqija të tjetrit për t’i korrigjuar tek vetja.
  • Gjithçka ose asgjë. Kudo ku të shkosh, shko me gjithë zemrën tënde. Nëse do të korrësh sukses në diçka, është e rëndësishme të japësh çdo gjë nga vetja jote.
  • Mprehe vullnetin tënd. Pritshmëritë në jetë varen nga përkushtimi që ti ke për t’i arritur ato, ndaj mbrehe vullnetin tënd dhe mundohu të arrish çdo gjë që synon.