Përse?

Pse s’vjen, o dit’e mirë,
Pse vallë nukë vjen?
Gjer kur në errësirë?
Mos Zoti të pëlqen?

As hidhe gardhe,
Dhe shpejto pake,
dit’e bardhë,
Dhejakë, jakë,

Se të pres,
Nukë vdes.

Jak’o dit’e uruar!
Që lind nga perëndon,
At’an’e ke ndrituar
E ne pse na haron?

Dritëz’e jetës!
Edhe e motit
Dhe e së vërtetës.
Dhe gaz’i Zotit,

Ndritëna
E zgjohna.

Nga “Lulet e Veres”
Naim Frasheri