Dita ditës talentet e reja në muzikë po bëjnë që Shqipëria të përmendet ndërkombëtarisht. Kënga “Te molla” është sjellë në një version modern verën e kaluar nga tre të rinj shumë të talentuar, Killua, Arnon dhe Jonisa. Kënga u kthye në hit në shumë pak kohë, jo vetëm në Shqipëri, por në shumë vende të botës. Madje, kjo këngë ka fituar platinum në ITunes dhe është renditur ndër në 50 këngët më të kërkuara në Shazam në të gjithë botën.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Këtë gjë e ka zbuluar Aurela Gaçe me anë të një postimi në Instagram, ku ka treguar edhe mbështetjen e saj ndaj të rinjve. “Kënga shqip “Te molla” ka fituar platinum në ITunes. Është në 50 këngët më të kërkuara ndërkombëtarisht në Shazam dhe ka qenë në vend të parë në ITunes Dance Chart në Rusi. Pra, ata dëgjojnë këngë shqip, të vjetër, të sjellë në mënyrën më moderne të mundshme nga këta 3 yjet. Ja që ka mënyra për të depërtuar në botën e madhe të muzikës edhe me shqip”, -ka shkruar Aurela.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress