Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kossnet ka përgëzuar Kosovën për ndërmarrjen e hapave për sigurimin e rrjetit 5G.

Kossnet përmes një postimi në “Tëitter” ka thënë se do të vazhdojnë të punojnë bashkë drejt zgjerimit të ekonomisë digjitale të Kosovës.

“E përgëzojmë Kosovën për sigurimin që rrjetet e saj #5G janë në rrugë të pastër, pa shitës të pabesuar, në përputhje me Marrëveshjet e Ëashingtonit. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku drejt integrimit të sigurt të komunikimit rajonal dhe zgjerimit të ekonomisë digjitale të Kosovës”, ka shkruar ai.