A i ke dërguar një email konfidencial personit të gabuar? Apo ke lënë një përshtypje të keqe para një klienti të rëndësishëm?

Ne të gjithë bëjmë gabime. Por kur kjo ndodh në punë, mënyra se si ti reagon mund të të ndihmojë të zbusësh pasojat.

Mos e ul kokën

Mos u lut që askush mos ta kapi gabimin. Ti duhet të jesh ai që raporton se diçka nuk shkon.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

“Është më mirë të jesh personi që ka në kontroll situatën dhe e ndan vet informacionin për gabimin e bërë,” thotë Denise Dudley, një psikologe sjelljesh. “Është më e thjeshtë të kesh kontrollin e dëmeve”.

Kur shefi e merr vesh gabimin nga ty, kjo do të thotë se i kushton rëndësi punës dhe je i gatshëm të mbash përgjegjësi.

Nëse gabimet dalin në pah nga njerëz të tjerë, të duhet të përballesh me opinionet që ata tashmë kanë kriijuar për ty.

Qëndro i qetë

Ti e përcakton tonin me të cilin njerëzit të përgjigjen. Emocionet mund të jenë ngjitëse në zyrë. Nëse ju reagoni keq dhe të tjerët mund të bëjnë të njëjtën gjë.

“Njerëzit marrin sinjale nga veprime tuaja,” thotë Dudley. “E mira është të tregoni një fytyrë të qetë, sa më profesionale në përballimin e situatave”.

Pranoje dhe puno për ta rregulluar
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Kur identifikon gabimin, raporto dhe ata që ndikohen nga kjo situatë dhe puno për ta ndrequr sa më shpejt.
Nëse ke vështirësi në gjetjen e një zgjidhje, mos ki turp të kërkosh mendimin e të tjerëve. “Mos rri i ulur duke kërcitur gishtat,” thotë Dudley. E mira është t’i thoni dhe shefit se po kërkoni zgjidhje, por keni nevojë për disa sugjerime.

Mëso prej gabimeve

Kur mësojmë nga një gabim, nuk e përsërisim më. Merr kohën e nevojshme për të vlerësuar rrethanat të cilat e krijuan këtë gabim.

Nuk ishe i vëmendshëm? Po bëje shumë detyra në të njëjtën kohë? Harrove ta shënosh datën në kalendar?

Gjej një zgjidhje për problemin që identifikove dhe merr masa për ta parandaluar përsëritjen e tij.

Jepi vetes kohë

Nëse bëhesh shumë i fiksuar pas gabimeve, është e sigurt që do bësh dhe një tjetër.

Pasi të kesh kërkuar falje, jepi vetes kohë për të marrë pak ajër të pastër.

Kjo mund të nënkuptojë të bësh një shëtitje ose të flasësh me një mik për të ndryshuar temë. “Ne duhet ta falim veten, të gjithë bëjnë gabime”, tha Dudley.

/CNN /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress