Ndoshta ju ka ndodhur më parë që rrobat tuaja të reja duken papritur si shumë të vjetra me një larje. Kjo ndodh pasi cilësia e rrobave që ne blejmë është në rënie, sepse sistemi global i modës i jep përparësi prodhimit të shpejtë dhe çmimit të lirë. Por nëse duam të blejmë rroba të mira dhe që të zgjasin më shumë, duhet të dimë se çfarë të kërkojmë kur jemi duke blerë. Realiteti është se shumë prej nesh thjesht nuk e bëjnë.

“Shqetësimi im është se, me veshjet që janë në dispozicion sot, ka një brez të tërë që po rritet dhe nuk arrin të bëjë dallimin midis asaj që e bën një pëlhurë cilësore dhe një pëlhurë që ka një cilësi të dobët’’ – shprehet Timo Rissanen, bashkëpunëtor i Zero Waste Fashion Design.

Lajm i mirë është se ju nuk duhet të jeni një ekspert i veshjeve për të gjykuar nëse produkti që do të blini është cilësi e mirë apo jo. Si fillim, ju duhet gjithmonë të kontrolloni etiketën. Përmbajtja e rrobave të një veshjeje ka rëndësi. Shumë njerëz preferojnë copa të nxjerra nga bimët dhe kafshët si pambuku, leshi, liri ose mëndafshi. Materiali më i mirë, për të investuar është kashmiri. Kashmiri i një cilësie të lartë është i plotë, me një strukturë të barabartë dhe kompakte.

“Ju mund ta dalloni shpesh nga pesha dhe ndjesia. Nëse ndihet i hollë dhe jo i mbushur, ky është një tregues i mirë i cilësisë së ulët.” – shpjegon Timo Rissanen. Sidoqoftë, nuk mund të gjykoni një pëlhurë vetëm nga prekja. Rissanen thotë se prodhuesit mund të shtojnë kimikate, ose diçka të thjeshtë si niseshte, për të bërë këto rroba të duken më tepër cilësore. Prandaj ai sugjeron mbajtjen e pëlhurave në dritë duke i dhënë një vështrim më të afërt, sidomos me një artikuj si një këmishat e holla.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Teknologjia është duke përmirësuar strukturën, shkëlqimin dhe pamjen e tyre. Por edhe një veshje e etiketuar 100% pambuk mund të jetë me cilësi të ulët. Këto pëlhura mund të bëhen me çmim të ulët nëse përdorin fibra me cilësi të ulët, të cilat zakonisht nuk janë shumë të forta dhe cilësore, dhe shpesh cilësia e pambukut përcaktohet nga gjatësia e fibrave. Ky tipar ka rëndësi për shkak se, siç shpjegon Rissanen, “Sa më shumë fibra ka, aq më shumë gjasa do të zgjasë veshja që dëshironi të blini”. Një pëlhurë jo domosdoshmërisht duhet të jetë e rëndë për të qenë e mirë. Nëse fijet janë të paketuara fort, por janë të holla, atëherë rroba ende mund të jetë e lehtë.

Gjithashtu, një vështrim në dollapin tuaj mund të jetë një udhëzues i mirë. Mjafton të shihni se cilat rroba janë ende të mira dhe cilat jo. Në varësi të rezultateve mund të gjykoni nëse do të blini sërish këto lloj veshjesh apo jo. Realiteti është se nëse doni cilësi të mirë, do të keni më shumë gjasa të paguani më shumë për të. Por ka një paralajmërim të dukshëm: Ndërkohë që një artikull shumë i lirë zakonisht do të jetë me cilësi të ulët, një etiketë me çmim të lartë nuk tregon domosdoshmërisht cilësi të mirë.

Këshilla më e vlefshme sipas Rissanen, është kontrollimi i ”blerjeve impulsive”. Nuk duhet të blejmë rroba, vetëm sepse i gjejmë me ulje. Duhet gjithmonë të krijojmë një stil personal dhe të tregohemi më të kujdesshëm në përzgjedhjen e materialit të veshjeve që përdorim.

Elefteria Zguri /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress