Nesër është një ditë e re…

Për sa kohë do të ekzistojë një njeri i drejtë, për sa kohë do të ekzistojë një grua e dhembshur, do të ketë shpresë. Shpresa është e vetmja gjë që kemi në kohëra të turbullta. Unë do të ngrihem të dielën në mëngjes dhe do të shtyj orën, si një kontribut për rendin dhe këmbënguljen.

Marinarët kanë një shprehje në lidhje me motin: Moti është hileqar. Mendoj se e njëjta gjë vlen edhe për shoqërinë tonë njerëzore: kur të duket se gjithçka rreth teje errësohet një rreze arrin të çajë mes reve dhe gjithçka ndryshon, ndonjëherë papritmas.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
Është shumë e qartë se raca njerëzore e ka bërë çamur jetën në këtë planet. Por si një racë ne ndoshta kemi ende fara të mirësisë që kanë qëndruar për një kohë të gjatë duke pritur të mbijnë në rrethanat e duhura. Kureshtja e njeriut, pamëshirshmëria e tij, zgjuarsia e tij shpesh e kanë futur në telashe, e kanë çuar në probleme të thella. E vetmja gjë që mund të bëjmë është të shpresojmë që ca nga këto tipare t’i shërbejnë për të gjetur rrugën e drejtë.
Mos e humb kurrë shpresën. Nesër është një ditë e re…

E. B. White /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress