Qeveria e Serbisë ka mbajtur mbledhje të veçantë, apo siç e ka quajtur tematike dhe tema kryesore ishte Kosova.

Në seancë ishte i pranishëm edhe presidenti i Serbisë. Aleksandar Vuçiq, që tha se ka njoftuar kryeministren Ana Bërnabiq dhe ministrat për ecurinë e dialogut.

Dy temat tjera që u diskutuan ishin bruto prodhimi i brendshëm dhe koronavirusi.

“E kam njoftuar Qeverinë me rrjedhën e dialogut. Serbia nuk mund të pranojë që Prishtina të mos përmbushë obligimet që ka marrë për Asociacionin dhe kërkesën për njohje të Kosovës. Kjo na bie në një situatë ku shqiptarët nuk duan zgjidhje kompromisi”, ka thënë Vuçiq pas takimit.

Vuçiqi ka thënë se nuk dëshiron të marrë rolin e heroit, por ka shtuar se “falë politikës së tij” ka arritur që të kthejë Kosovën në tavolinë dhe të negociojë për çdo temë të hapur.

“Kur Kosova shpalli pavarësinë më 2008, unë nuk isha as afër pushtetit. Reagimi i pushtetit të atëhershëm ishte budallallëk, por me politikë të mençur kemi arritur të kthejmë sot Kosovën në bisedime”, ka thënë Vuçiqi.