Kryetari i Lëvizjes Vetëendosje, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit terrorist në Vjenë të Austrisë që ndodhi të hënën në mbrëmje.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se sulme të tilla rëndojnë mbi familjet e viktimave dhe popujve të tyre, por fuqizojnë̈ bindjen dhe idealin njerëzor anekënd globit për t’i dënuar ato dhe për të rezistuar ndaj çdo përpjekje për të mbjellë frikë në jetët tona.

Postimi i plotë:

Pas sulmeve në Dresden të Gjermanisë ku u vra një e një tjetër u lëndua rëndë dhe në Paris e Nicë të Francës ku u vranë njëherë një e pastaj tre, edhe Vjena përjetoi një akt terrori famëkeq. Sulme të tilla rëndojnë mbi familjet e viktimave dhe popujve të tyre, por fuqizojnë bindjen dhe idealin njerëzor anekënd globit për t’i dënuar ato dhe për të rezistuar ndaj çdo përpjekje për të mbjellë frikë në jetët tona. Të bashkuar e në solidaritet qëndrojmë pranë më të dashurve të viktimave dhe të të lënduarve, si dhe mbarë popullit të Austrisë.