Shteti Islamik mori përgjegjësinë të martën për sulmin armë në Vjenë që vrau të paktën katër njerëz.

Sipas Reuters kjo është bërë e ditur në një deklaratë nga Agjencia e Lajmeve e grupit, Amaq, e postuar në Telegram.

Po sipas Reuters, deklarata u shoqërua me një foto të një burri me mjekër, të quajtur “Abu Dagnah Al-Albany”, duke thënë se ai sulmoi turmat në qendër të Vjenës të hënën me një armë dhe një automatik, para se të vritej vetë nga policia austriake.

Ndryshe, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së ditës së hënë një sulm me armë ishte raportuar në Vjenë të Austrisë.

Si pasojë kanë vdekur katër persona, si dhe njëri nga sulmuesit – ndërkohë është raportuar për rreth 20 të plagosur.

Policia austriake ka arrestuar 14 persona në bastisjet e lidhura me sulmin vdekjeprurës.