Në kohën kur fletët e votimit vazhdonin të numëroheshin në disa shtete kryesore të SHBA, presidenti Donald Trump bëri akuza të pabaza se zgjedhjet presidenciale po i vidheshin atij.

Kjo bëri që disa rrjete televizive amerikane ta ndërpresin fjalimin e tij më 6 nëntor në Shtëpinë e Bardhë.
Televizionet amerikane e ndërprejnë transmetimin e fjalimit të Trumpit pas shpifjeve dhe akuzave se votat kinse janë vjedhur. Shtrohet pyetja e madhe: a guxojnë ta bëjnë këtë veprim intelektual televizionet shqiptare ndaj Presidentëve/Kryeministrave të tyre?

Kritiku i mediave Gëzim Mekuli në lidhje me ndërprerjen e transmetimit të fjalimit të Trump thotë se:”

Atëherë kur mediat shqipe guxojnë t’a ndërpresin transmetimin e drejtëpërdrejtë të fjalimit të Presidentit/Kryeministrit të tyre, ashtu siq ia bënë sot Presidentit Trump mediat amerikane,pas asaj kur ai fliste gënjeshtra, shpifje, propagandë e të pavërteta, atëherë dhe vetem atëherë, ne do të bëhemi komb politik, e jo konsumues e emocionues siq jemi sot në vitin 1878!” përcjell MekuliPress.com