Pas humbjes së Trump, reagon Hillary Clinton

Pak minuta pasi mediat njoftuan se demokratri Joe Biden ka mbledhur më shumë se 270 vota elektorale që i mjaftojnë për u zgjedhur president, ka reaguar ish-sekretarja e shtetit në administratën e Barack Obama, Hillary Clinton.

“Është një biletë historike dhe një faqe e re për Amerikën”, shkroi ajo në Tëitter.“Votuesit kanë folur dhe ata zgjodhën Joe Biden dhe Kamala Harris për president dhe nënpresidente”, shtoi ajo.

Clinton humbi nga presidenti Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2016 pavarësisht se fitoi garën popullore me mbi 3 milionë vota më shumë.

Kjo garë e diskutueshme bëri shkaktoi një ndarje të thellë politike në katër vjetët e fundit.

Biden fitoi Shtëpinë e Bardhë pas fitores në Pensilvani, shtetin ku ai u lind. Ai do të jetë presidenti i 46’të i SHBA’së.

Biden në gjithë procesin e numërimit të votave ka qenë duke prirë, derisa vendimtare ka qenë përmbysja që i ka bërë në Trumpit në shtetin e Pensilvanisë.

Tashmë Biden ka mbi 270 vota elektorale, të cilat ia mundësojnë hyrjen në Shtëpinë e Bardhë si i pari i Amerikës.

Përgjatë historisë, Joe Biden, njihet për afërsinë dhe miqësinë shumë të ngushtë me shqiptarët, sidomos me Kosovën.

Përgjatë viteve të 90’ta, ai ka qenë avokues i madh i lirisë së Kosovës dhe kishte kërkuar me ngul që SHBA të bombardonte Serbinë.