112 Vjet nga fillimi i punimeve të Kongresit të Manastirit

 

Kongresi përbashkues për një alfabet të gjuhës shqipe bëri bashkë në Manastir dijetarët dhe atdhetarët shqiptarë që u tubuan, për arritjen e një qëllimi të madh kombëtar nga të gjitha anët e Shqipërisë, ashtu si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj.

Mungesa e një alfabeti të njejtë të gjuhës shqipe nuk ishte vetëm problem gjuhësor e kulturor, por mbi të gjitha një çështje politike që pengonte bashkimin e shqipëtarëve, një lehtësi për nënshtrim.

Vendimet që ta shkruanim gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja, atë që përdorim dhe sot, bën që Kongresit i Manastirit, të mbetet një prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.

Vota unanime e delegatëve pro këtij alfabeti tregoi orjentimin përendimor dhe vendosmërinë për shpalljen kulturore të pavarësisë. Ky kongres arriti qëllimin jo vetëm për përhapjen e arsimit dhe lëvizjes kombëtare, por edhe forcimin e unitetit kombëtar.
Pjesëmarrësit e Kongresit, përfaqësuesit e denjë të shqipëtarëve nuk ishin vetëm të ditur por edhe të guximshëm, ata arritën të marrin një vendim kaq të rëndësishëm siç ishte unifikimi i alfabetit duke e bërë kështu Kongresin e Manastirit një nga shembujt më të mirë, se se sado që kemi pasur dhe momente rënie dhe betejash për të na ndaluar realizimin e idealeve, kemi pasur përfaqësues të dinjitetshëm që shtynë përpara proceset në favor të çështjes kombëtare.