Austria hyn në karantinë, dy javë pasi masat kufizuese që kishte vendosur qeveria nuk u reflektuan në kubën e infeksioneve të reja.

Qeveria e kryeministrit Sebastian Kurz ka vendosur të mbyllë shkollar dhe aktivitetet tregtare jo thelbësore nga e marta e javës tjetër deri me 6 dhjetor.

Edhe lëvizja e lirë do të kufizohet në mënyrë rigoroze, përjashtim do të bëjnë vetëm daljet për arsye si puna dhe pazaret për gjërat jetike.
Të gjitha dyqanet do të duhet të mbyllen përveç dyqaneve të ushqimit, farmacive, bankave, zyrave postare dhe të tjerave që konsiderohen të domosdoshme.
Shkollat e mesme dhe universitetet tashmë ishin mbyllur, por nga java tjetër listës do t’i shtohen edhe shkollat fillore dhe të mesme, të cilat kalojnë online.

Por ajo që e dallon Austrinë nga shtetet e tjera që kanë imponuar mbylljen e dytë është strategjia pas rihapjes. Në përfundim të klarantinës 3-javore, e gjithë popullsia do të testohet, në mënyrë që të garantohet rihapja e shkollave dhe pushimet e Krishtlindjeve. “Ne mund të blejmë miliona analiza të antigjenit. Këtë javë do të informojmë popullatën”, njoftoi Kancelari Sebastian Kurz në TV austriak Orf. “Testet e shpejta janë një mjet i dobishëm për të kontrolluar trendin epidemiologjik”, theksoi ai.