Pesëmbëdhjetë vende në Azi-Paqësor kanë nënshkruar marrëveshjen më të madhe të tregtisë së lirë në botë, e parë si një mundësi që Kina të zgjerojë më tej ndikimin e saj.

Partneriteti Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal (RCEP) përfshin 10 ekonomitë e ASEAN së bashku me Kinën, Japoninë, Korenë e Jugut, Zelandën e Re dhe Australinë, që zënë rreth 30% të PBB-së globale.

Propozuar për herë të parë në 2012, marrëveshja u nënshkrua në fund të një samiti të vendeve të Azisë Juglindore, ku disa prej liderëve të vendeve u angazhuan për të ringjallur ekonomitë e goditura nga pandemia Covid-19. India nuk ka nënshkruar nga frika e një rritjeje të deficitit të saj tregtar me Kinën, por mund t’i bashkohet kësaj nisme në një moment tjetër.