“Numrat e infektimeve po stabilizohen. Por shumë ngadalë”. Ka qenë kjo deklarata e kancelares gjermane Angela Merkel ku ka shprehur shqetësimin personal për ecurinë e pandemisë në Gjermani.

Këtë deklaratë, Merkel e bëri pak para takimit me presidentët e landeve gjermane, të thirrur për të analizuar efektet që kanë pasur shtrëngimet e deritanishme për frenimin e pandemisë në territorin federal.

Sipas agjensisë ANSA, përcjell MekuliPress.com pritet që kancelarja të kërkojë masa të metejshme shtrënguese.