Studimet e vërtetojnë: Egoja e brishtë mashkullore frikësohet nga inteligjenca femërore

Nuk ka dyshim se shumica e meshkujve parapëlqejnë gra të brishta, të buta, “femërore”. Mund ta mohoni sa të doni, për është fakt i njohur se shumica e burrave do të zgjedhnin gruan e ndjeshme, “femërore”, ndaj gruas së fortë të tipit alfa.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Kështu ka qenë që nga kohërat parahistorike. Dhe kjo është e shkruar në ADN-në tonë që kur ka nisur koha. Ky fakt ka shumë të bëjë me riprodhimin dhe qëllimin e ekzistencës sonë.

Por, edhe pse kodet tona gjenetike na kanë programuar në këtë mënyrë, përsëri një pyetje mbetet. A tërhiqen më shumë burrat nga gratë e buta e “femërore” për shkak se janë gjenetikisht të predispozuar për të qenë gjinia më e fortë, apo për shkak se ndihen të kër*cënuar nga gratë që janë më të fuqishme, më inteligjente se ato?

Për fat të mirë, shkenca është këtu për të na i dhënë përgjigjet.

Janë bërë shumë studime që tregojnë se numri i burrave që do të dilnin me një grua të mençur e të fortë është më i vogël nga sa na pëlqen të mendojmë.

Një nga studimet e kryera nga studiuesit e Universitetit të Buffalo-s, Universitetit të Teksasit dhe Universitetit Luteran të Kalifornisë ka përzgjedhur pjesëmarrësit meshkuj dhe i ka pyetur nëse do të ndiheshin rehat të dilnin me një grua më të mençur se ata. 90% e tyre kishin thënë se nuk ju pengon, por kur ua kishin shfaqur pikët e inteligjencës së tyre, ata kishin humbur interesimin për gruan në fjalë.

Si përfundim, burrat duket se tërhiqen nga gra që janë më inteligjente e më të afta për gjëra të caktuara, por vetëm nëse këto gra janë në një distancë fizike e psikologjike prej tyre. Kur bëhet fjalë për të dalë me to, pra për të qenë afër tyre, duket se meshkujve u pëlqen të jenë afër femrave që nuk mund të tregohen më të mençura.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Një studim tjetër ka bërë një eksperiment të ngjashëm dhe ka gjetur të dhënat e njejta, si dhe një spjegim të mundshëm se përse kjo ndodh. Në testet e tyre, pjesëmarrësit meshkuj janë pyetur të analizonin dhe përshkruanin idenë e tyre për burrërinë në një situatë ku dikush ka dalë më i mençur e më i aftë se ata dhe kjo ka ndodhur para një gruaje që mund të ishte partnere potenciale e tyre.

Studiuesit kanë përfunduar se gjatë vlerësimit të personave psikologjikisht të largët, burrat kanë shfaqur interesim më të madh për gra më të mençura se ata vetë. Në kontrast, kur personat ishin psikologjikisht afër, burrat kanë shfaqur më pak interes për gratë më të mençura.

Duke i pasur parasysh këto, duket sikur në fund të fundit, meshkujt vërtet ndihen të kër*cënuar nga gratë e fuqishme, të mençura e të pavarura. Dukshëm, një grua e zgjuar është e rrezi*kshme për egon mashkullore.

Megjithatë, edhe pse studiuesit kanë nxjerrë në pah se shumica e meshkujve largohen nga gratë e forta e të mençura, kjo nuk do të thotë se ka diçka që nuk shkon me ty. Njësoj sikur që nuk do të thotë se të gjithë meshkujt janë të njejtë.

Nuk ka asgjë të gabuar në ndjekjen e ëndrrave, të pasurit ambicie dhe të punuarit për qëllimet e tua. Dikujt kjo mund t’i duket kërc*ënuese, por çdoherë do të ketë njerëz të gatshëm për të të përkrahur dhe pranuar ashtu siç je. Mos ndrysho. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress