Sipas mediave në Greqi, përcjell MekuliPress, kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos do të dalë nga spitali.

Pas 12 ditësh shtrim në një spital në Athinë, Janullatos do të kthehet në shtëpi, pasi gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.

“Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, z. Anastasios do të dalë nga spitali sot, pasi ishte shtruar në spital për dymbëdhjetë ditë.

Kryepeshkopi z. Anastasios pas shërimit të tij, do të qëndrojë në shtëpi në karantinë duke ndjekur të gjitha udhëzimet e përshkruara ” , thuhet në njoftim.

Kryepeshkopi i Shqipërisë zgjodhi Greqinë e jo Shqipërinë për tu shërruar, kujton MekuliPres.com