Kur bëhet fjalë për hudhrat, njerëzit ndahen në dy kategori: ata që e duan dhe e hanë pothuajse në çdo vakt, dhe ata që nuk e honepsin dot për shkak të aromës së fortë. E dimë, era karakteristike e saj nuk do të motivonte askënd për ta provuar, por pasi të zbuloni dobitë që hudhra sjell në organizmin tuaj nuk do ta largoni kurrë më nga tryeza.Së pari duhet të dini që hudhra përmban substanca azotike, kalium, selen, kalcium, magnez, acid sulfurik dhe fosforik, vitamina C, D, B, më shumë se 400 përbërës mineralë të ndryshëm duke përfshirë këtu antioksiduesit, të cilët gëzojnë një sërë vetish pozitive terapeutike. Por çfarë ndodh me trupin e njeriut n.q.s hani hudhra çdo ditë?

1. Detoksikon organizmin: Hudhra përmban squfur, një element shumë i rëndësishëm që ndihmon trupin të çtoksikohet nga helmet dhe metalet e rënda.

2. Përmirëson shëndetin e kockave: Konsumi i hudhrave është i këshillueshëm sidomos për femrat në menopauzë që kanë kocka të dobëta.

3. Ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak: Një ndër mënyrat më natyrale për të ulur nivelin e kolesterolit të keq në gjak dhe penguar oksidimin e venave është të shtoni në regjimin tuaj ushqimor sa më shumë hudhra. Kjo e fundit parandalon gjithashtu sëmundjet kardiovaskulare si dhe tensionin e lartë të gjakut.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

4. Lufton virozat e stinës: Ndryshimet e temperaturës së ditëve të fundit kanë shtuar ndjeshëm rastet me viroza dhe grip. Nëse jeni edhe ju një ndër të prekurit mos hezitoni të zieni disa thelpinj hudhra e t’i pini në formë çaji.

5. Parandalon rënien e flokëve dhe mbron lëkurën nga radikalet e lira: Studimet e ndryshme kanë provuar se konsumi i hudhrës dhe përdorimi i saj në industrinë kozmetike, mund t’i jap fund një problemi shqetësues si për burrat dhe gratë: alopecia e lokalizuar (rënia e flokëve vetëm në një vend). Aplikimi i hudhrës direkt në kokë ose e kombinuar me vaj esencial është një nga metodat më efektive për të përshpejtuar rënien e flokëve.  Fibroblastet (qelizat përgjegjëse për rigjenerimin e lëkurës) kanë një reagim pozitiv ndaj hudhrës, 2 thelpinj hudhra në ditë nxisin prodhimin e kolagjenit natyral dhe elastinës.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

6. Favorizon rënien nga pesha: E keni menduar ndonjëherë se sekreti i dobësimit mund të jetë hudhra? Kur hani hudhër në trupin e njeriut ndodh reaksione komplekse kimike, të cilat aktivizojnë fermente të veçanta në gjak që shkatërrojnë depozitat yndyrore. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress