Asaj që dikur më deshte 

Pas kaq vuajtjesh e thoshte vallë njeri
që do t’ia jepte tjetrit drithërimet,
duke ma shqyer zemrën mua në gji
do të m’i rrëmbejë të rrezeve shkëlqimet?

Për dashuri të zjarrtë në amshim
dikur ti më betoheshe me ato buzë
dhe më quaje të vetmin psherëtimë
duke më rrahur fort tërë zjarr dhe shpuzë.

Tani të hirshmen fytyrë s’ta shoh dot.
Ma rrëmbeu tjetri atë qeshje plot nur
dhe egër më godet fati kobplot.

Harmoni qielli më qe fjala jote.
Dritë e kthjellët më ishe ti dikur.
E kush më ngushëllon tani në botë?

VRULL 

Zogj të bukur këndojnë me hare,
po zemra do t’më plase mua në gji.
I helmuar e shkoj jetën te ky dhe,
mërzitem në katund, në vetmi.

Hapet përpara meje deti i shkëlqyer,
që zgjon në trutë e mi mendime shumë,
e shqetësimi zemrën time çjerr,
aq sa vetëm pushoj kur bie në gjumë.

Arbëri matanë detit na kujton,
se ne të huaj jemi te ky dhe.
Sa motë shkuan! E zemra nuk harron,
që nga turku mbetem pa mëmëdhe…

ELEGJI

Po i vetem jam … Edhe ecij
Rruge me rruge pa gjetur
Pushin, duke kujtuar
Mallin qe shkoj e vate,
Ky eshte sheshi e kjo shtepiza
Qe gezoheshin nje here
Pse kishin me te bukuren
Luleze te kopshtit tone.
Si oshtinte ahere qielli
me muzike e tringellima
Te shokeve te mi qe me
Nuk jane , te dermuar nga jeta !
Gjithcka mori fund dhe koha
Humbi krejt te hici.
Kush me kujton me mua? Dhe sot
Kush me degjon mua te zine ?
Andej, qe pertej perrenjve,
Me vjen si nje vajtim i holle,
Shume i embel, i mjeruar,
Qe ne qetesine e madhe
Te kesaj nate te thelle
Me hidherin me perserit
Gjithe lotet qe derdha.
Eshte vajtim , eshte harmoni :
E sjell , e shpie ajri
E ne atmosfere na humbet.
O vasheze, me ata sy
Dhe te kalter dhe te thelle
Keshtu si qielli i mire !
Thuame tani ku je
Ti qe nga une largoje
Rete e dendura qe ngriheshin
Dhe mua te zine rrethonin ?
Ku prehe ne kete kohe
Te qete e plote meri ?
Dhe pse ju nuk ndriconi
O mure, qe mua te bukuren
Me fshihni dhe vetem hena
Brenga mund te shtjere nje sy ?
O vasheze !Oh te mund
Te behesha ajo drite
Qe te vesh cdo mengjes
Kur ti shtratin e le
Me gaz dhe lumturi
Aqsa neve na duket
Sikur eshte duke lindur dielli
Nga deti Jon i gjere !
Oh, po te puthja ato buzemerxhane,
Dhe ata sy si yje ne ate balle
Te embel posi rrezja
E qiellit te zbukuruar,
Ku mbijne e rriten
te gjitha shpresat tona !
S’do kisha gajle ahere
Po te me dilte perpara qefini
I vdekjes qe me ngrin ;
Se ahere une do ta shihja
Pa helm e pa meri,
Bile me gaz ne buze,
Jeten qe po me zhdukej,
Keshtu sic shihet dielli
Qe bukur perendon
Dhe skuq qiell e dhe,
Dhe i pergjigjen dritaret
Me shkreptime gjate e gjere.

-Zef Serembe/www.mekulipress.com/