Para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës dhe Presidencës është vendosur flamuri kombëtar shqiptar, krahas atij shtetëror të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, u.d Vjosa Osmani.

Ajo tutje ka shkruar se flamuri do të qëndrojë aty përgjatë festës së 28 Nëntorit.

“Për nder të Ditës së Flamurit – 28 Nëntorit, para ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe para zyrës se Presidentit të Republikës, është vendosur flamuri kombëtar shqiptar, krahas atij shtetëror të Republikës së Kosovës. Flamuri do të qëndrojë aty përgjatë festës së 28 Nëntorit. Urime të gjithëve Dita e Flamurit”, ka shkruar Osmani.