Presidenca franceze ka njoftuar në këto orë se ka ndërruar jetë ish-presidenti, Valéry Giscard d’Estaing.

Politikani i njohur ishte 94 vjeç dhe ishte shtruar per shqetësime kardiake që në mesin e muajit nëntor. Më herët ai ka qenë i shtruar në Paris për probleme ne mushkëri.
Agjencia franceze AFP konfirmoi se d’Estaing ka qenë prekur nga CoVod-19. Ai drejtoi shtetin francez në vitet 1974-1981, më i riu në këtë detyrë, vetëm 48 vjeç.

Një nga arritjet e tij ishte dekriminalizimi i abortit, divorci me mirëkuptim si dhe konsiderohej një eurofil i madh.