Protestat qytetare për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një polic në Tiranë janë shtrirë në të gjithë Shqipërinë.

Paralelisht me kryeqytetin, protestë u mbajt edhe në Durrës. Qytetarë të shumtë me pankarta në duar u mblodhën para prokurorisë dhe Policisë së Durrësit ku edhe ndezën qirinj në kujtim të 25 vjeçarit.

Vala e protesta nisi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës. Më herët protesta u mbajtën para Policisë në Kukës dhe Elbasan. Përmes pankartava ata kërkuan dorëheqjen e minisrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe zbardhjen e vrasjes së të riut.