Policia dhe ushtria

1. Gati “me përkufizm”:
– Ushtria edukohet për kundër armikut të jashtëm, në mbrojtje të qytetarëve;
– Policia edukohet për kundër armikut të brendshëm. Ndaj i sheh gjithë qytetarët si kriminelë të mundshëm.
Nëse ushtria do të ishte e detyrueshme, polici i mëvonshëm do ishte i edukuar më parë me dashurinë për atdheun dhe sakrifikimin e jetës së vet për mbrojtjen e qytetarëve.

Prandaj:

2. Çështja nuk është sa herë në muaj a vit trjanohen policët, por përmbajtja e trajnimit:
I edukuar të shohë te secili qyetar armikun “potencial”, polici e ka vështirë ta dallojë nga ai real. Siç e pati vështirë të dallojë dje dy hurma nga dy granata, dhe nesër një shishe qumështi nga një bombë molotov.

3. Qeveria që e ka dobësuar ushtrinë dhe ka forcuar policinë, na lë të kuptojmë se:
– nuk shikon asnjë armik të jashtëm, prandaj shikon me shumicë armik të brendshëm.
– policia e trajnuar prej saj e shikon qytetarin si armik dhe demonstruesin veç si vandal.

Njëlloj si qeveria e një partie.
Si rezultat:
Qytetarët demonstrojnë paqësisht për jetën, policia partiake demonstron dhunshëm për pishën!/Hysamedin Ferraj/