Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha reaguar ndaj vënies në funksion të Gjykatës Kushtetuese, pasi plotësimit me gjashtë anëtarë. Gjatë një takimi me studentët e drejtësisë, Basha tha se u deshën tre vjet për të ngritur Kushtetuese. Këtë lajm Basha e konsideroi të mirë, por shumë të vonuar.

“U deshën 3 vjet të plotësoheshin vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Padiskutim që është një lajm i mirë, por shumë i vonuar. Me qeverisje e ardhshme drejtësia nuk do të jetë pronë e qeverisë. Askush nuk do të mund ta akuzojë qeverinë e ardhshme që e ka marrë peng drejtësinë”, deklaroi kryedemokrati.